Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Përballë një rafti me libra, njerëz të ndryshëm kanë kritere të ndryshmë për të zgjedhur një roman. Dikush mund ta gjykojë atë nga kopertina, një tjetër e shfleton dhe ndalet diku mes faqeve për të lexuar një paragraf… T’i sugjerosh dikujt një libër , duhet ta njohësh mirë, e këtë do të përpiqemi të bëjmë dhe ne sot ! Duke u nisur nga shenja e zodiakut dhe tiparet që ju karakterizojnë, do sugjerojmë një ose më shumë tituj nga shtëpia botuese Living!
Dashi- Si një shenjë zjarri, e vendosur, e me këmbë në tokë Dashi është për drama, histori të forta që e zhysin thellë në mendime. Historia: një skandal i vjetër sa bota, një roman indinjues,polemik e ideologjik do të ishte zgjedhja ideale për njerëzit e lindur nën shenjën e parë të zodiakut.
Ky është një roman proteste. Një roman i dhembjes dhe pendimit, që përshkohet fuqishëm nga dëshpërimi, Dashi është pikërisht në kërkim të këtyre subjekteve.
Me vetëbesim të lartë, kokëfortë dhe impulsivë. Demi është një shenjë toke dhe nuk e ka problem të përplaset kokë me kokë me çdo njeri që i del para për t’i ndërprerë rrugën. Gjithmonë janë për ngjarje të forta, të vërteta e personazhe që kanë bërë histori. Rregullat e Gotit, një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alites në familjen kriminale Gambino është një libër që do i përpijë të gjithë të lindurit nën shenjën e Demit.
Binjakët –Gazmorët e zodiakut, shpirti i festës dhe ata që mbajnë me muhabet një tavolinë të tërë ! Aty ku janë binjakët janë thashethemet, të vërtetat tronditëse ! “Në tualetin e femrave” është pikërisht libri që do përfshijë kokë e këmbë një të lindur nën shenjën e binjakëve. Arsyeja: E gjithë historia ndërtohet e merr zhvillim nga një thashethem i thënë në tualetin e femrave ! Ehh sa fjalë kanë thënë dhe binjakët lart e poshtë, pa e ditur peshën e vërtetë që ato mbartin.
Gaforrja- Shenja më empatike e zodiakut, që gjithçka bën është të vendosë nevojat e të tjerëve përpara vetes. Shpesh shtypin ndenjat e tyre për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të dashur! Libri që do i sugjerojmë do i vijë si një mësim për martesën, tradhtinë, seksin, moralin, por mbi të gjitha, është një mësim për jetën. Zonja Benz një roman sensual dhe intensiv ! Historia e Anës shpaloset me mjeshtëri dhe na tregon se si ndonjëherë ne e gjejmë veten, por ndonjëherë edhe e humbasim atë.
Luani – Si shenja më kryelartë e zodiakut që është gjithnjë në kërkim të më të mirës për veten, edhe në një librari Luani kërkon për kryevepra! Nuk joshet nga kopertinat, nuk merr për bazë shitjet e një libri si tregues suksesi, nuk ndikohet nga sugjerimet e miqve, por kërkon histori që e trondisin dhe lënë gjurmë.Në lindje të Edenit- kryevepra e viteve të fundit të krijimtarisë së shkrimtarit John Steinbeck është sugjerimi ynë. Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës.
Virgjëresha. Kjo shenjë duket sikur jeton brenda një sistemi të mirëorganizuar ! Detajistë dhe të çmendur pas rregullit Virgjëresha jeton për të arritur perfeksionin ! E kishim të vështirë t’i sugjeronim një libër kësaj shenje, sepse Virgjëresha duket se nuk kënaqet kurrë , por mendojmë se “Një vit si danezët” do ishte një sugjerim i mirë ! Arsyeja : le të njihen pak me sekretet e vendit ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë! Interpretimi u takon virgjereshave : Të nxiten për të arritur shkallën e lumturisë së një danezi, apo ta marrin jetën pak më shtruar dhe thjesht të përpiqen të jetojnë të lumtur.
Peshorja, shenja më e ekuilibruar e zodiakut, që me diplomacinë e saj përpiqet të mos krijojë konflikte, por vetëm t’i shuajë ato. Janë të drejtë, por shpesh herë përfshihen në ‘trekëndësha’, vetëm prej defektit që kanë: nuk e thonë me zë të lartë mendimin e tyre dhe nuk i qendrojnë besnik një qëndrimi. Epo janë peshore, gjëja më e mirë që mund të bëjnë është të ruajnë ekuilibrin! Një nga librat më të fundit sjellë në shqip nga Botimet Living Dëshpërimi ynë i madh, do të ishte një sugjerim i mirë për Peshoret. Një histori që vendos në një trekëndësh dashurie, tre miq ! Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr. A do të ketë zgjidhje trekëndëshi i tyre i dashurisë? Në këta rast do u jepnim një mësim peshoreve që ndonjëherë të qenët neutral nuk është vendimi i duhur !
Akrepi. Ohh lista e librave që do u sugjeronim akrepëve është kaq e gjatë, por më poshtë do japim vetëm dy tituj nga shtëpia Botuese Living ! Si shenja më misterioze dhe më e ‘errët’ e zodiakut, librat thriller janë zgjedhja më e mirë që mund të bëjë ! Pas dyerve të mbyllura një roman rrëqethës, turbullues dhe elektrizues. Një histori e mbushur me emocione, që do t’ju mbërthejë e do t’ju bëjë ta përpini librin brenda natës!
Sekreti i një nate vere sërish nga autorja bestseller e librit të sipërpërmendur do ju mbajë frymën pezull ! Besoni në sugjerimet tona dhe lexojini këta libra nëse ende nuk e keni bërë
Shigjetari- Aventurier, shpirt i lirë, një shenjë që nuk i përket një toke, apo një personi ! Ky është Shigjetari, shenja që pëlqen të udhëtojë, të njohë njerëz e kultura të ndryshme. Nuk i pëlqen të lëshojë fort rrënjët në një vend, të paktën jo para se të ketë ndërmarrë një udhëtim që do i ndryshojë jetën. Shpirti i egër është libri që do e ‘përpijë’ një Shigjetar: një libër i gjallë, prekës dhe shumë frymëzues ku rrëfehen tmerret dhe kënaqësitë e një gruaje të re, e cila ndërmerr një rrugëtim i cili e rraskapiti, e forcoi dhe në fund, E SHËROI!
Bricjapi: Me këmbë në tokë, të dhënë pas punës më shumë se kushdo person tjetër, Bricjapi mund të jetë një nga njerëzit me logjikën më të ftohtë e mendjen më të mprehtë, që mund të njihni ndonjëherë ! Janë llogaritarë të mirë kur vjen puna tek të mirat materiale dhe nuk bëjnë kompromise që mund të ulin standardin e tyre. Njësoj si konti Aleksandër Rostov i Rusisë i cili nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate e kësisoj, ai dënohet me arrest shtëpie në hotelin “Metropol”. Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë: njësoj si të lindurit nën shenjën e Bricjapit ! Jo vetëm Një xhentëlmen në Moskë, por çdo libër bazuar në ngjarje të vërteta do të nxiste kureshtjen e Bricjapëve.
Ndërkaq pas të 40-ave u rekomandojmë librin: Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm- Një udhëzues praktik se si të kujdeseni për veten dhe të tjerët (duke qenë se puna u ka marrë mjaftueshëm energji) Shijojeni jetën më shumë pas moshës dyzetvjeçare, frymëzohuni nga ekspertja më e njohur amerikane për stilin e jetesës. Këshilla nga më të ndryshmet: që nga rregullimi i shtëpisë për të krijuar një atmosferë sa më optimiste, e deri te këshillat për shëndetin mendor pas të dyzetave.
Ujori
Aspak tradicionalë, në atë flluskën e vet, ujori mendon vetëm për një gjë: të ndryshojë botën. Nuk pajtohet me padrejtësitë, është rebel dhe kryengritës ! Një nga botimet më të fundit Shpikja e flatrave, do të ishte libri që do frymëzonte shenjën më të drejtë të zodiakut. Një histori flakë e zjarr për një skllave e për një zonjushë. Një histori triumfuese e dëshirës për liri dhe përparim, udhëtimi i jashtëzakonshëm i dy grave mbresëlënëse. Një kryevepër që do ngacmojë me forcë nënndërgjegjen e ujorëve e gjithëkujt tjetër që e lexon. “Ky roman i mrekullueshëm më mprehu shqisat për domethënien e vërtetë të të qenit grua: skllave dhe e lirë. Libër që ia vlen të diskutohet.” është shprehur Oprah Winfrey.
“Kur fryma bëhet ajër” do të ishte sugjerimi ynë i dytë. Jo për faktin se ujori është një shenjë ajri, por sepse është në kërkim të kuptimit të vërtetë të jetës ! Historia e neurokirurgut PAUL KALANITHI do u japë një mësim të vyer për jetën.
Peshqit, zemërbutët e zodiakut dhe shenja që përçon më shumë energji pozitive. Janë optimist dhe altruistë! Nuk mendojnë gjë tjetër veçse të bëjnë njerëzit e zemrës të lumtur. Si një shenjë romantike që është, u sugjerojmë librin “Fustani i nuses” nga Botimet Living ! Historia e katër grave të dashuruara, që lidhen nga një fustan njëqindvjeçar. Një histori besimi dhe dashurie e përjetshme që do i lërë Peshqit pa frymë. Amelia, vajza që nuk do të ekzistonte do të ishte një tjetër sugjerim yni për njerëzit e lindur nën shenjën e Peshqëve. Nuk do të zhgënjeheni ndaj klikoni në këtë link për t’u njohur më shumë me subjektin e romanit dhe për të patur mundësinë për ta blerë librin online. Nga Frensis Lloji
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...