Familja 9 Tetor 2019

Nqs s'doni të ndaheni sa hap e mbyll sytë, uluni me partnerin dhe diskutoni këto 3 gjëra

Familja

Bashkëjetesa me partnerin është një fazë e re emocionuese në jetën tuaj dhe një hap i madh që mund të forcojë shëndetin tuaj emocional. Mirëpo, a jeni të përgatitur për të? Ekzistojnë disa aspekte të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë, nëse dëshironi ta bëni lëvizjen e suksesshme dhe të qëndrueshme. Përpara se të zhvendoseni në një shtëpi me partnerin duhet të keni parasysh këto 3 gjëra. D

Paratë: Financat janë një tjetër çështje e rëndësishme për të diskutuar përpara se të jetoni në një shtëpi. Megjithëse duket një bisedë delikate “çështja e parave” duhet të ndodhë paraprakisht në mënyrë që të shmangni mosmarrëveshje dhe argumente të zakonshme që mund të çojnë në zënka të mëdha.

Planet afatgjata: Përpara se të jetoni së bashku, duhet të bisedoni me partnerin tuaj për planet afatgjata, për të kuptuar nëse do të vazhdoni rrugën në të njëjtin drejtim. Nëse mendoni se është herët për këtë pyetje, prisni pak, por është e rëndësishme që të dini se çfarë dëshironi të dy, për të shmangur problemet e mëvonshme. Me fjalë të tjera, duhet t'i bëni vetes pyetje në lidhje me një qëllim më të madh siç është planifikimi për t'u martuar ose për të pasur fëmijë.

Përgjegjësitë e familjes: Paraprakisht duhet të uleni dhe të bisedoni për ndarjen e përgjegjësive të përditshme. Mundohuni të krijoni një listë të detyrave dhe të pajtoheni me rolet tuaja në shtëpi. Diskutoni se kush do të gatuajë, kush do të lajë pjatat ose kush do të bëjë pazarin. Kjo mund të duket një çështje pa kuptim, por këto aktivitete kërkojnë shumë kohë dhe energji, prandaj duhet të gjeni kohë për të folur dhe për to.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor