Pjata kryesore 9 Tetor 2019

Mish gici me birrë shoqëruar me pure patatesh

Pjata kryesore

RECETË NGA ADDA'S ALL

Në qoftë se keni mish gici në frigorifer dhe jeni në mëdyshje si ta gatuani, kjo pjatë e Uardës do ju qartësojë idetë dhe lumturojë gjithë familjen pasi është super e shijshme. Merrini birrën bashkëshortit apo të dashurit dhe nisjani punës.

PËRBËRËSIT: 450 g mish gici, 2 kokrra qepë, 2-3 thelpinj hudhra, vaj ulliri, 2 lugë gjalpë, 1 shishe birrë 500 ml, rigon, kripë, piper i zi, 2 gjethe dafine, 1 gotë ujë, sherebelë, 4-5 kokrra patate mesatare, 1 gotë qumësht.

PËRGATITJA: Prisni mishin në copëza të vogla dhe vendosni të kaurdiset me gjalpin.  Shtoni hudhrën e grirë imët, sherbelën dhe gjethet e dafinës. Kaurdiseni derisa të jenë thekur paksa dhe shtoni në të dhe qepët e prera në fije shumë të holla. Shtoni kripë, piper, rigon dhe vazhdoni me skuqjn derisa qepët të ulin volumin e tyre. Kur të jenë zbutur plotësisht shtoni birrën dhe lëreni të avullojë paksa. Në këtë moment shtoni dhe 1 gotë ujë dhe ulni zjarrin në minimum, mbulojeni me kapak dhe lëreni të gatuhet avash-avash.

Ndërkohë qëroni patatet, pritini në copa të vogla. Shtoni ujë derisa t’i mbuloni paksa dhe vendosini në zjarr të ziejnë, kur të marrin valë shtoni kripë dhe lëreni të ziejnë plotësisht. Shtypini me pirun derisa të bëhen si krem. Në këtë pikë shtoni gjalpin, piperin, qumështin dhe përziejini. Ndërkohë kthehemi tek mishi, provojeni nëse ka akoma nevojë për pak ujë dhe nëse është gati, lëreni të karamelizohet mirë me qepet dhe të ketë krijuar një salcë të  veshur. Shërbejeni duke bërë një mas pureje në pjate dhe sipër saj vendosni mishin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor