Orakulli i kuzhinës 9 Tetor 2019

Perimet e gjelbërta, miniera mineralesh e vitaminash; Gatuajini në këtë mënyrë për të përfituar maksimalisht nga to

Orakulli i kuzhinës

Gatim në avull, pjekje, skuqje, kaurdisje ... sa e sa mënyra të tjera mund të përmendim kur bëhet fjalët për përgatitjen e perimeve tona të preferuara. Ka kaq shumë metoda të ndryshme gatimi saqë shpesh herë gabojmë duke mos zgjedhur atë të duhurën .Sipas ekspertëve rezulton se disa mënyra gatimi nxisin përfitimin nga vlerat ushqyese, ndërsa disa të tjera thjesht ulin nivelin e vitaminave, mineraleve e lëndëve ushqyese !

Më poshtë Living shpjegon mënyrën e duhur të përgatitjes për jeshillëqet.

Perime me gjethe jeshile janë plot me antioksidantë dhe karotenoide, të cilat rrisin fuqinë e trurit. Ato janë gjithashtu të pasura me vitamin B, acid folik, fibra etj.  Përzierja e perimeve jeshile përmirëson procesin e tretjes dhe është një burim i shkëlqyer i energjisë për trupin e njeriut.Smoothies janë një mënyrë efikase dhe e përshtatshme për të përfituar nëpërmjet një gote të vetme shumë vlera ushqyese. 

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Si duhet t'ia bëni që jeshillëqet të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë në frigorifer

Perimet me gjethe jeshile përmbajnë acid oksalik, një përbërje organike e cila bën të mundur përthithjen e kalciumit dhe hekurit nga organizmi. Kur jeshillëqet gatuhen në nxehtësi të lartë, vlerat ushqyese reduktohen. Spinaqi, lakrat etj janë një nga burimet më të mira të vitaminave B të tretshme në ujë (si folati) së bashku me vitaminën C dhe mënyra më e mirë e gatimit është me avull.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor