Showbiz 9 Tetor 2019

''S'është e lehtë të jesh djali i saj", Amos rrëfen ç'do të thotë të kesh një mama si Yllka Mujo

Showbiz

Të jesh fëmija i një artisti nuk është aq e lehtë sa mund të mendoni, aq më tepër kur rastësia bën që të jesh djali i një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, Yllka Mujos. Të duket sikur ke gjithmonë nga pas emrin dhe peshën e rëndë të sukseseve të saj, por Amos Zaharia mund ta quajë veten me fat pasi ka në jetën e tij një kritike të pashoqe, nga ato që vëzhgon deri në detajin më të vogël perfomancat e tij në skenë dhe ekran.

Në një intervistë në “Ditë e Re”, ai rrëfeu se pas çdo shfaqje Yllka Mujo është aty për t'i tërhequr veshin. “Nga pikëpamja artistike Yllka është personi që unë besoj më shumë se çdo gjë tjetër në glob, nuk diskutohet. Por kur vjen puna tek krijimi, tek procesi, ndërtimi i një karakteri unë personalisht nuk do të doja të kisha ndihmën e asaj sepse do më dukej sikur do bëja me hile.

Jo të gjithë aktorët kanë për nënë Yllka Mujon. Dua të jem i barabartë me të gjithë. Me Yllkën konsultohem vetëm kur pasi ka mbaruar çdo gjë, ajo vjen në fund të shfaqjes dhe thotë këtu, këtu dhe këtu e më tërheq veshin.”-tregoi ai.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor