Showbiz 9 Tetor 2019

E mbajti fshehur për shumë muaj, Miriam Cani tregon unazën e martesës dhe të gjithë mbetën pa fjalë

Showbiz

“PO! U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht burrë e grua, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtar që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thonim PO, përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO, nga momenti i puthjes së parë!”-kështu do të shkruante në Instagram-in e tij Alban Skënderaj, gati 5 muaj më parë duke pranuar publikisht se ai dhe Miriami ishin zyrtarisht të martuar.

Ndjekësit e tyre me siguri e kishin ëndërruar gjithmonë këtë moment, por ja që çifti i mirënjohur zgjodhim një ceremoni intime në ishullin e tyre të dashurisë, ku dëshmitare ishte vajza e tyre Ameli. Disa prej momenteve të dasmës i pamë edhe në klipin e këngës "Duamë", por unaza e martesës nuk u duk gjëkundi. Megjithatë mami në pritje, Miriami na e ka zbuluar sot me anë të një fotoje në Instagram. Këngëtarja shfaqet duke pozuar e buzëqeshur teksa në sy bie menjëherë unaza me gurin që shkëlqen, e cila na verboi sytë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor