Kujdesi per trupin 9 Tetor 2019

Sapun me karotë i bërë vetë për lëkurë të bukur e të ushqyer nga koka tek këmbët

Kujdesi per trupin

Ndoshta po pyesni veten pse pikërisht një sapun me karotë. Kjo perime ka shumë veti të dobishme për lëkurën.  Një sapun i bërë vetë ju garanton një produkt më të sigurt për kujdesin personal dhe garanton një lëkurë të butë, të shëndetshme dhe të ushyqer.

Karota është një ushqim shumë i shëndetshëm dhe plot benefite për lëkurën.  Vetitë e saj ndihmojnë për të përmirësuar shëndetin  e lëkurës dhe për të evituar rrudhat e mimikës.  Këto janë disa prej benefiteve që derivojnë nga konsumi i karotave:

Sasia e tyre e mardhe e vitaminës A ndihmon në mbrojtjen e lëkurës. Vitamina A, në fakt është një antioksidant natyral që lufton radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen.

Vitamina C i dhuron lëkurës një pamje rrezëllitëse dhe të shëndetshme.

Stimulon prodhimin e kolagjenit, një përbërës i rëndësishëm për elasiticitetin e lëkurës.

Kaliumi i gjendur tek karotat ndihmon për të mbajtur lëkurën të hidratuar.

Antioksidantët ndihmojnë për të trajtuar sëmundjet e lëkurës si aknet, dermatitin, pikat e zeza dhe disa probleme të shkaktuara nga mungesa e vitamianve.

Beta-karoteni ndihmon për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit.

 

Shfrytëzimi i komponentëve ushqyes tek karotat ndikon në ngadalësimin e plakjes së lëkurës. Efektet e drejpërdrejta në lëkurë, përveç të tjerash , do të jenë më efikase, pasi kjo e fundit ka aftësi të përthithë lëndët ushqyese përmes qelizave epiteliale. Më poshtë do të lexoni disa nga benefitet që ofron përdorimi i sapunit me karotë:

Hidraton lëkurën në rast ekzemash

E bën lëkurën më të butë

Është ideale për personat me lëkurë të ndjeshme

Qetëson thithkat e plasaritura të gjinjve për shkak të ushqyerjes së bebes.

Farvorizon shërimin e plagëve.

 

Përbërësit:

2 karota (60 gr)

1 lugë kafeje kripë

125 gr sodë kaustike

750 ml vaj ulliri

125 ml vaj recini

500 ml vaj kokosi

25-30 pika vaj esencial ylang ylang ose të preferuarin tuaj

Forma silikoni ose druri

 

-Para se të filloni përgatitjen sigurohuni duhet të siguroheni të jeni në një dhomë të ventiluar, sidomos në ajër të hapur. Duhet të përdorni doreza dhe syze mudnësisht sepse soda kaustike është irrituese dhe mund t’ju dëmtojë lëkurën nëse jeni në kontakt me të.

-Zjeni karotat në ujë të bollshëm. Në fund hiqni mënjanë  ujin e zierjes i cili do t’ju duhet për të përgatitur spaunin.

-Me një piurn, shtypni karotat e ziera dersia të merrni një pure.

-Më pas, shtojeni purenë e karotave në një tas, shtoni kripën dhe ujin e përdorur për zierjen e karotave.

-Më pas shtoni ngadalë sodën kaustike dhe përziejini me një lugë druri, në mënyrë që të gjithë përbërësit të përzihen në mënyrë homogjene.

-Kur të keni përfunduar së përgatitur përbërjen; do të vini re që ajo është ende e nxhetë; kjo falë sodës kaustike. Vendosni mënjanë përbërjen dhe lëreni të ftohet pë një orë.

Pjesa e dytë e përgatitjes

-Kur përbërja të jetë ftohur, filloni të shtoni vajrat. Ndërsa e bëni, sigurohuni ta përzieni masën me lugë druri. Vazhdoni të përzieni masën me lëvizje rrethore derisa të merrni një përbërje në formë paste.

-Më pas shtojeni purenë në forma silikoni ose druri. Nëse përdorni forma druri, vendosni letër furre në çdo dormë me pjesën e shndritshme nga jashtë. Kjo sepse do të jetë më e lehtë të nxirrni sapunët nga format.

-Lëreni sapunin të forcohet për 48 orë.  Më pas, nxirreni nga format dhe priteni në copa.

-Vendosini sapunët në një zonë të ajrosur për 6 javë. E dimë që pritja është e gjatë, por kjo kohë është e domosdoshme para se sapunët të përdoren.

-Më pas filloni t’i përdorni sapunët. Keni sasi të mjaftueshme për të paktën një vit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor