Dekorime 9 Tetor 2019

CERSAIE, elegancë edhe në tualet!

Dekorime

Një shi i lehtëpërkëdhel çatitë e kuqërremta prej terrakote. Sapo zbres në aeroport dhe marr taksinë për në hotel, shoferi, një mesoburrë vendali, më pyet nga jam dhe çfarë më ka sjellë në qytetin e panaireve, Bolonjë. “Pikërisht një panair”, i them dhe nuk ka nevojë ta sqaroj më tej, pasi këtu CERSAIE është me nam. Ai buzëqesh dhe tund kokën në shenjë miratimi, si për të thënë se jam me fat. Të njëjtin reagim kanë edhe recepsionistët në hotel. Që të jem i sinqertë, si dikush që ka punuar prej vitesh në një revistë ku interieri dhe arkitektura luajnë rol të rëndësishëm, jam i entuzizmuar për këtë panair, por kushdo që takoj më bën të kuptojë se CERSAIE është më shumë se thjesht “interesant”, siç e prisja. Bolonja është kryeqyteti i panaireve dhe ia di vlerën çdonjërit prej tyre. Është viti i 37-të që CERSAIE, Salloni Ndërkombëtar i Qeramikës për Arkitekturën dhe i Arredimit të Tualetit organizohet në qendrën e panaireve në Bolonjë, emblemë e qytetit. Është vitrina më e rëndësishme e këtij sektori, ku marrin pjesëprofesionistë, arkitektë, dizajnerë të interierit, projektues dhe firma të rëndësishme të ndërtimit që vijnë nga pesëkontinente.Në panair ekspozitat ndahet në disa sektorë kryesorë: pllaka qeramike, pajisje higjieno-sanitare, orendi për arredimin e tualetit, materiale ndërtimi, pajisje për prodhime qeramike etj.

Në panairin që zgjati pesë ditë, morën pjesë emra të njohur të sektorit, biznesit dhe qeverisë, mes të cilëve edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Paola De Micheli si dhe Roberto Luongo, Drejtori i Përgjithshëm i ICE-Agjencisë për promovimin e sipërmarrjeve italiane jashtë vendit. Është pikërisht kjo agjenci që e promovon këtë panair përtej kufijve të Italisë.

Siç u tha dhe në CERSAIE, gjatë konferencës ndërkombëtare për shtyp, qermaika italiane ka pasur një zhvillim të paimagjinueshëm vitet e fundit, duke pushtuar tregun ndërkombëtar dhe duke fituar terren përballë një konkurrenti të vështirë si Kina, qoftë në cilësi, por së fundi, edhe për nga pikëpamja sasiore. Në panair u fol edhe për mundësitë e shkëlqyera për punësim që ofron ky sektor në zhvillim, eksportin, por mbi të gjitha, për ndërgjegjësimin për prodhime e materiale ekologjike, miqësore ndaj mjedisit dhe që nuk rrezikojnë shëndetin e njeriut.

Living ishte i pranishëm ekskluzivisht nëkëtë panar, i cili u vizitua nga mbi 120 mijë, gjysma prej të cilëve vinin nga jashtë Italisë. CERSAIE është një mundësi shumë e mirë, jo vetëm për operatorët e sektorit, si arkitektë, ndërtues etj., por edhe për biznesin dhe konsumatorin. Gjatë pesë ditëve të panairit, përpos ekspozimit pati dhe një sërë aktivitetesh dhe eventesh, ku u shpalosën disa nga risitë më interesante.

Përpunimi i qeramikës për të përftuar çdo orendi të mundshme tualeti të cilësisë maksimale ka arritur majat, siç u duk nga ekspozimet e sivjetshme. Një ndër gjërat që të binte në sy ishte perdorimi i ndarjeve metalike midis pllakave, në vend të stukos klasike, si dhe tendenca për patterns tëçrregullt, të ndara me strisha çeliku ose të arta. Elemente këto pak të njohura dhe që mund të zgjojnë interesin e konsumatorit shqiptar.

Edhe këtëherë në CERSAIE është vënë re tendenca e viteve të fundit për të futur ngjyrat në hidrosanitare. Një prirje që e ka origjinën që në vitet ’70, kur ngjryrat ishin në modë. Por ngjyrat, ndryshe nga vitet e shkuara, nuk janë të ndezura e të gjalla, por më tëvrara dhe diskrete.

Sa i përket arredimit të tualetit, u vu re në disa prej firmave se vëmendje i është kushtuar funksionalitetit, jo thjesht anës estetike. Ranë në sy dollapë të dizajnuar për të qenë sa më funksionale. Sirtarët e thjeshtë janë zëvendësuar me dollapë dhe rafte të personalizuara, që mbajnë tryezën e hekurosjes, apo ndajnë të bardhat nga rrobat me ngjyrë.

Por përpos funskionalitetit, dizajnit, cilësisë së materialeve të cilat janë, siç e thamë, edhe tepër miqësore ndaj mjedisit dhe të shëndetshme, CERSAIE nxori për të disatën herë në pah bukurinë, klasin dhe elegancën italiane.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor