Femijet 8 Tetor 2019

Fëmijët që vijnë në jetë me operacion janë më të rrezikuar të preken nga këto sëmundje; Ja përparësitë e lindjes natyrale

Femijet

Fëmijët që vijnë në jetë me operacion, rrezikohen më tepër të preken nga sëmundje të ndryshme alergjike, përfshirë sekrecionet e vazhdueshme nga hundët, astmën, madje edhe alergjinë nga ushqimet. (Simptomat e alergjisë shkaktohen kur sistemi imunitar reagon më shumë nga sa duhet ndaj stimujve të padëmshëm, si poleni i pemëve.) Lindjet normale mund të ndikojnë në kolonizimin e zorrës së fëmijës nga bakteret vaginale të nënës. Ndërsa fëmijët e ardhur në jetë me operacion, janë të privuar nga ky ekspozim natyror. Ndryshimi në florën bakteriale të zorrëve, mund të ndikojë në zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijës si dhe në normat e alergjisë. Ky shpjegim i mbështetur edhe nga studiuesit, tregon se një shqetësim në florën vaginale të nënës në javët e fundit të shtatzënisë, për shembull, për shkak të infeksioneve seksualisht të transmetueshme ose nga larësit vaginalë, mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut të astmës te fëmijët e porsalindur.

Këto të dhëna vënë në pikëpyetje efektet që mund të kenë bakteret e mira të zorrëve në sistemin imunitar. Disa studime kanë treguar se trajtimi me baktere të mira (probiotikë) mund të ndikojë në rritjen e imunitetit. Studimi i parë i këtij lloji tregoi se rruazat e bardha të gjakut të marra nga personat që prej disa javësh trajtoheshin me probiotikë, ishin të afta të gllabëronin dhe shkatërronin agjentët e huaj.  Studimi tregoi se ata që morën suplemente probiotike kishin më pak shenja ftohjeje dhe simptoma të përgjithshme. Dëshmitë e deritanishme tregojnë se probiotikët mund të ulin rrezikun e infeksioneve të traktit respirator, por kjo nuk mjafton që të fillojmë t’u rekomandojmë njerëzve të marrin pilula probiotikësh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor