Aktualitet 8 Tetor 2019

Tring certifikohet nga “Friendly WIFI” mbi sigurinë e fëmijëve në internet

Aktualitet

Në ditët e sotme, zhvillimi i internetit dhe rrjeteve sociale e kanë bërë botën më të vogël dhe çdo gjë më të prekshme. Ne përballemi përditë me informacione nga më të ndryshmet, të cilat dashur pa dashur herë janë të filtruara e herë jo, herë janë të besueshme dhe herë aspak.

Fëmijët janë ata që bien më shpesh pre e mashtrimeve, viruseve virtuale dhe informacioneve të pasigurta. Nëpërmjet internetit dihet se shumica prej tyre intrigohen nga gjërat e ndaluara ku kryesisht bëhet fjalë për skena intime, pornografike ose të dhunshme që kanë kufi minimal moshën 18 vjeç.

Nëse një gjë për ta konsiderohet e ndaluar, kjo i shtyn ata edhe më tepër ndaj Tring, si një nga ofruesit më të mëdha të internetit në vend, ka qenë gjithnjë ‘në luftë’ ndaj këtij fenomeni për të parandaluar shfaqjen e materialeve të padëshiruara tek fëmijët, nëpërmjet internetit. Duket se me përpjekjet e tij të vazhdueshme ja ka dal mbanë, ndaj është çertifikuar nga ‘Friendly Wifi’, një projekt i krijuar nga UNICEF në mbrojtje të fëmijëve. “Friendly Wifi’”është një zgjidhje teknologjike dhe çertifikim i shërbimit të internetit, që filtron materialet e papërshtatshme me karakter seksual dhe pornografik për fëmijët.

Tring është pjesë e këtij projekti, ndaj të gjitha materialet që mund të klikohen në shërbimin e Wi-Fi që Tring ofron janë të filtruara dhe të kontrolluara. Kjo do të thotë se përpara syve të fëmijëve tuaj nuk do të lejohet të shfaqen skena të padëshirueshme.

Ky është ‘shpëtimi’ për të cilin shumë prindër janë lutur dhe tashmë çdo gjë është fakt dhe realitet!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor