Aktualitet 5 Tetor 2019

Meteorologët parashikojnë përmirësime të motit në këto zona; Ja sa priten të shkojnë temperaturat ditët në vazhdim

Aktualitet

Ndonëse tetori erdhi i lagësht në territorin  e vendit tonë, ndryshimet klimaterike kanë qenë goxha të ndjeshme. Temperatura mbi normale, luhatje drastike e në muaj në vazhdim meteorologët parashikojnë se në muajt në vazhdin Evropa do të përfshihet nga temperatura mbi normalen.

Në vendin tonë sipas MeteoAlb pritet përmirësim i motit në Veri dhe zonat Qendrore POR në Jug-Juglindje do të ketë reshje intensive!  Fundjava sjell përmirësim të motit megjithatë vranësirat bëhen prezente herë pas here duke sjellë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Temperaturat vijojnë të ulen edhe nesër duke shënuar në mëngjes rreth 7°C në zonat malore ndërsa mesdita do shënojë deri 24°C; edhe fundjava mbetet e freskët.Java e ardhshme do të ketë një alternim temperaturash dhe masat ajrore të ajrit do të jenë relativisht të ngrohta. Kemi një rritje graduale të temperaturave dhe reshjet e shiut priten vetëm gjatë orëve të natës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor