Kujdesi per trupin 5 Tetor 2019

Regjimi agjërues 16:8, një nga mënyrat më efikase për të pastruar organizmin e për të rënë në peshë; Ja ç'duhet të bëni

Kujdesi per trupin

Flitet shpesh që agjërimi është një nga regjimet më të dobishme për shëndetin dhe një nga rezultatet e tij është rënia në peshë. Regjimi që sugjerojmë më poshtë, nuk ka të bëjë fare me devotshmërinë ndaj një besimi të caktuar, por është një mënyrë ushqyerjeje e studiuar për rënien në peshë. Quhet regjimi 8 me 16, ose ndryshe dieta agjëruese dhe për të flasin të famshëm, ndikues të medieve sociale etj. Sekreti i këtij regjimi qëndron në respektimin e një orari ushqyerjeje. Rekomandohet që gjatë ditës ushqimi të konsumohet brenda 8 orëve, nga një orë e caktuar e mëngjesit e më tej. Në regjimin 8 me 16 ju mund të konsumoni çfarëdolloj ushqimi për 8 orë, për shembull: 09:00-17:00 dhe pjesën tjetër të kohës do të kufizoni vetëm ushqimin, pasi pijet janë të lejueshme (rekomandohen ato pa sheqer të shtuar).

Gjatë kësaj kohe nuk përjashtohet asnjë ushqim, por, disa njerëz, për të marrë rezultat maksimal, kufizohen në zgjedhjet e tyre. E rëndësishme është të merrni të gjitha vlerat ushqyese për të cilat trupi ka nevojë dhe të dini se dieta duhet t’ju shndërrohet në një regjim të shëndetshëm ushqimor. Ky regjim që mbështetet në konceptin e agjërimit, redukton stresin oksidativ në trup, gjë që mund të zvogëlojë inflamimin dhe rrezikun e sëmundjeve kronike. Gjithashtu, ndihmon në stabilizimin e hipertensionit, reduktimin e kolesterolit, reduktimin dhe parandalimin e diabetit të Tipit 2. Si për çdo plan tjetër ditor, edhe për regjimin 8 me 16, duhet të konsultoheni paraprakisht me një profesionist. Disa persona mund të mos reagojnë mirë ndaj agjërimit. Kjo vlen për njerëzit me tension të ulët dhe ata që vuajnë nga diabeti i Tipi 1. Në këto raste, duhet të konsultoheni patjetër me mjekun, nëse do të ndërmerrni një hap të tillë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor