Tendencat e fundit te modes 4 Tetor 2019

Zara gjen zgjidhjen për të gjithë burrat që s’i lënë gratë të bëjnë pazar rehat

Tendencat e fundit te modes

Kur hyjmë në qendrat tregtare, sidomos gjatë periudhës së uljeve, skenari është pak a shumë njëlloj: ndërsa gratë hyjnë në çdo dyqan me duar bosh dhe dalin me të paktën një çantë, burrat presin jashtë të mërzitur, luajnë me smartphone, shikojnë pa pushim orën dhe shpresojnë që kjo torturë të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndoshta Zara ka gjetur zgjidhjen për të gjithë këta ‘fatkeqë të shkretë’, duke iu ofruar një birrë falas në një kolltuk, ndërkohë që presin që gratë t’u zbrazin kartat e tyre të kreditit.

Kjo nismë ende nuk është materializuar nga gjiganti i veshjeve spanjolle, por nëse do të krijohej ky koncept i ‘barit’ brenda dyqanit, të dy palët në fund do të ishin të kënaqura.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor