Orakulli i kuzhinës 3 Tetor 2019

Nga lëkura me shkëlqim deri tek shëndeti i kockave; Këtu keni 10 arsye përse duhet të hani çdo ditë 4 arra Cashew

Orakulli i kuzhinës

Cashew, njohur ndryshe në shqip si arrat kasius, ndoshta nuk mund të mos jenë aq popullore sa frutat e tjera të thata si arrat, lajthitë apo bajamet, por e sigurt që janë po aq të shëndetshme.  Dhjetra hulumtime janë zhvilluar për të dalë në përfundimet e mëposhtme: Ja pse duhet të konsumoni çdo ditë nga 4 casheë.

9. Lëkura juaj do të fillojë të shkëlqejë
Cashew janë një burim i shkëlqyeshëm i bakrit dhe antioksidantëve, element shumë të dobishëm për lëkurën. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe ngadalësojnë procesin e plakjes së qelizave.  Dhe bakri, së bashku me enzimat e tjera, prodhojnë kolagjenin që është përgjegjës për rritjen e elasticitetit të lëkurës tuaj.

8. Do të sëmureni më rrallë
Cashews janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i zinkut. Ky element kimik është i rëndësishëm për rritjen e sistemit imunitar dhe  prodhimin e enzimave antioksiduese.

7. Kocka më të forta
Vetëm një grusht nga ky frut i thatë mund të sigurojë rreth 30% të vlerës ditore për bakër dhe 20% për magnez. Bakri është minerali që promovon zhvillimin e kockave dhe  indit lidhës, ndërsa magnezi ndihmon trupin tuaj të thithë kalciumin dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

6. Shëndeti i syve
Cashew janë të pasura me lutein dhe zeaxanthin, antioksidantë që janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Zeaxanthin gjithashtu mbron retinën tuaj nga rrezet e dëmshme UV.

5. Migrena
Mungesa e magnezit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë tensionin e lartë, dhimbje koke të shpeshta dhe dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Casheë janë një burim i mirë i magnezit, ndaj bëni mirë të konsumoni çdo ditë nga një grusht me këto arra.

4. Shëndeti i dhëmbëve
Një nga komponimet më të fuqishme në arrat Cashew janë acidet anakardike. Këto acide janë në gjendje të vrasin bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe aknet.

3. Do të ndiheni më energjikë.
Casheë përmbajnë një grup mineralesh dhe vitaminash, përfshirë vitaminat E, K, B6, bakër, fosfor, zink, magnez, hekur dhe selen. Të gjitha së bashku ndihmojnë trupin të funksionojë siç duhet e sa më i shëndetshëm është metabolizmi juaj, aq më energjikë do të ndiheni gjatë gjithë ditës.

2. Flokë me shkëlqim
Bakri që gjendet tek arrat Casheë do t'i mbajë flokët tuaj të ndritshëm dhe të fortë. Këto arra gjithashtu mund t'ju ndihmojnë në parandalimin e thinjave asi ato stimulojnë prodhimin e një pigmenti të quajtur melaninë.

1.Paralajmërim: Edhe nëse i pëlqeni shumë, mos e tejkaloni masën , përndryshe mund të keni një dhimbje koke. Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor