Aktualitet 2 Tetor 2019

Historia e trishtë; dënimi i gazetares marokene për abort ngjall reagime në gjithë botën

Aktualitet

Kanë kaluar pothuajse tre vite që nga qershori i vitit 2016, kur në Marok u propozua një projektligj për legalizimin pjesërisht të aboteve. Tre vite premtime të pambajtura, edhe pas një proteste nga Lëvizja Alternative Marokene për liritë individuale dhe ende asgjë. Dhe kështu arrijmë më 31 gusht, kur gazetarja marokene Hajar Raissouni, 28 vjeç, u arrestua jashtë një klinike mjekësore në Rabat me akuzën e abortit të paligjshëm dhe marrëdhënieve seksuale jashtë martesës. Dënimi u shpall dje dhe Hajar do të qëndrojë një vitë në burg ( I njëjti dënim edhe për partnerin e saj, ndërsa gjinekologu që ka kryer abortin u dënua me dy vite burg).

Sipas BBC, Hajar Raissouni e cila punon për të përditshmen arabe Akhbar Al-Yaoum, pretendon se është trajtuar për hemorragji të brendshme, version i mbështetur edhe nga gjinekologu dhe i vërtetuar nga ekzaminimet mjekësore të sjella në gjykatë. Por prokurori që dha dënimin, nga ana e tij pretendon se klinika në fjalë kishte qenë prej kohësh nën vëzhgimin e policisë për dyshime të mbështetura në akuzën e aborteve ilegale. Historia e arrestimit të Hajarit ka kapërcyer kufijtë kombëtarë duke mobilizuar shoqatat për të drejtat njerëzore, duke nxitur lëvizjet për lirtë individuale dhe grupeve feministe, me bindjen se e derjta për ‘vetëqeverisje’ të trupit duhet të garantohet për çdo individ dhe është një e drejtë themelore e njeriut.

Raiossuni, e cila denoncon ‘dhunën seksiste’ të testeve gjinekologjike që policia i ka kryer kundër vullnetit të saj, flet për një ‘komplot politik’ duke denoncuar faktin se ishte nën shënjestër për shkak të shrkimeve antiqeveritare në gazetë dhe ‘se ishte marrë në pyetje nga policia për familjen dhe shkrimet e saj’. Në nëntor të vitit 2018, drejtori i gazetës Taoufik Bouachrine u dënua me 12 vite burg me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe dhunës seksuale, megjithëse për shumë njerëz ishte ‘shënjestruar’ për qëndrimet e tij jo në mbështetje të qeverisë.

Raissouni, gjithashtu e akuzuar për adulterizëm dhe veprime kundër moralit publik, deklaroi në seancet e para se ishte martuar me Refaat Alamin, 40 vjeç, profesor universiteti nga Sudani dhe ishte në pritje të zyrtarizmit të aktit nga ambasada sudaneze. “Ne jemi të tronditur nga ky aktgjykim”, u shpreh avokati i saj për Reuters, duke thënë se ishte i bindur se të gjitha provat mjekësore dhe ligjore të çonin  në lirim duke shpallur zyrtarisht apelimin e këtij vendimi.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor