Aktualitet 1 Tetor 2019

Stilisti i ardhshëm i "Gucci, Chanel apo Pradës" do dalë nga ky spektakël; Këta të rinj do na fiksojnë pas ekranit

Aktualitet

Në ditët e sotme moda nuk zhvillohet vetëm në pasarela e në ‘shtëpinë’ e Chanel, Gucci-t, Prada-s, apo Louis Vuitton,  por edhe në Instagram, në rrugë apo në blogjet e influencueseve me miliona ndjekës. Trendet nuk njohin kufij e të frymëzuar nga çdo kulturë, stilistët po veshin botën me imagjinatë! Mos u habisni kur në ekranin e Tring të shihni sesi 10 të rinj, të talentuar, do sjellin risi e do na mahnisin me veshjet e tyre, krijime autentike.

Mes 200 konkurrentëve pjesmarrës në audicionet e zhvilluara në Shqipëri e Kosovë gjatë katër muajve,u zgjodhën 10 stilistë të rinj që i bën bashkë një ëndërr !

Bora Zemani, me stilistin Ardi Asllan, të ftuar special dhe një juri me personazhë të njohur e me ndikim në fushën e modës vijnë për herë të parë në një spektakël madhështor, një reality show që do ju mbajë mbërthyer pas ekranit.

Albanian Designers Competition, do të jetë një garë e ethshme që do të vendosë përballë 10 konkurentë, të cilët çdo javë do të realizojnë krijimet e tyre, me një qëllim të vetëm, për të sjellë në pasarelë vetëm sharm dhe elegancë.

Padyshim ADC-ja do të jetë porta e artë për të hyrë në industrinë e modës, e ndonëse çelësin e kësaj të fundit do e marrë një fitues, asnjë nuk del i humbur nga ky kompeticion.

Në rrugëtimin e tij, ADC synon të zbulojë talente dhe emra të rëndësishëm në të ardhmen për modën shqiptare. Finalja e këtij kompeticioni do të përmbyllet me një sfilatë, e cila do të jetë një  event i rëndësishëm! Tre finalistët do të prezantojnë koleksionet e tyre e ky spektakël do t’i sigurojë fituesit mbështetje,  promovim e gjithçka i nevojitet për të nisur rrugëtimin profesional.

SË SHPEJTI NË TRING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor