Orakulli i kuzhinës 1 Tetor 2019

Në ditën ndërkombëtare të KAFESË, këtu lexoni të gjitha arsyet përse nuk duhet ta mbyllni ditën pa një ose dy filxhanë kafe

Orakulli i kuzhinës

Kafeina është një nga substancat psikoaktive  më të konsumuara në botë dhe pas kësaj fshihen jo pak arsye: na zgjon nga gjumi, na ndihmon të jemi të përqendruar dhe na‘furnizon’me energji. Shumë njerëz duket sikur kanë krijuar varësi nga kjo pije, e janë në mëdyshje, nëse po e teprojnë, nëse duhet ta limitojnë konsumimin e saj apo të heqin dorë plotësisht prej saj. Megjithatë shumë studime në lidhje me kafenë tregojnë se ajo nuk është e dëmshme (nëse nuk e teprojmë), përkundrazi, lidhet me disa përfitime shëndetësore . Studimet sugjerojnë se konsumuesit e kafes janë më pak të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundje të caktuara. Sipas revistës Nature Neuroscience, kafeina përmirëson performancën  e kujtesës. Ky studim doli në përfundimin se konsumi i kafeinës rrit konsolidimin e kujtimeve afatgjata tek njerëzit. Data 1 tetor është Dita Ndërkombëtare e Kafesë, ndaj më poshtë ju zbulojmë disa kuriozitete rreth kësaj pije pa të cilën nuk bëni dot:

1.Ajo mund të jetë shumë e dobishme për disa persona: Në një studim të vitit 2014-2015 doli që ajo bëntë mirë për mëlçinë dhe zvogëlon rrezikun ndaj kancerit. Gjithashtu 1 deri në 3 gota në ditë ulin rrezikun për një vdekje të shpejtë.

2-Sipas studiuesve, kafeja mund të rrisë dëshirën seksuale, por vetëm për ata njerëz që nuk janë përdorues të rregullt.

3-Shërben për qetësimin e dhimbjes. Një ose dy filxhanë kafe pas palestrës ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të muskujve. Sipas një studimi të 2012 ata persona që pinë kafe përpara se të ulen të punojnë në kompjuter kanë më pak dhimbje shpatullash dhe qafe.

Mund t'ju interesojë gjithashtu: 3 përbërësit që duhet t'i shtoni kafes për të rënë në peshë

4.Shëndeti i mëlçisë: Një analizë e rezultateve të 9 studimeve ka treguar se konsumimi i kafes lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të cirrozës. Studimet tregojnë se të konsumuarit e 1 filxhan kafeje në ditë lidhet me 22% më pak rrezik për zhvillimin e cirrozës, një sëmundje e mëlçisë që shkaktohet zakonisht nga konsumimi i tepërt i alkoolit. 2 filxhanë kafe lidhet me 43% më pak rrezik, 3 filxhanë me 57%, ndërsa 4 filxhanë me 65% më pak rrezik.
5. Shëndeti i zemrës: Një analizë e më shumë se 200 studimeve ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë më shumë se 3-4 filxhanë kafe në ditë janë 19% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
6.Diabeti i tipit 2: Një filxhan kafe në ditë lidhet me 7% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit tipi 2.
7.Kanceri: Një tjetër studim ka zbuluar se të paktën 1 filxhan kafe çdo ditë lidhet me 15% më pak rrezik për zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe 8% më pak rrezik nga endometrioza. Disa të dhëna tregojnë se konsumuesit e kafes janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga kanceri oral/i fytit dhe kanceri i prostatës. 

Mos humbisni gjithashtu: 5 përdorimet e mbetjeve të kafesë në rutinën tuaj të bukurisë

8.Depresioni: Një studim afatgjatë te më shumë se 50 mijë gra ka zbuluar se konsumimi i të paktën një filxhan kafe çdo javë lidhet me 15% më pak rrezik për zhvillim të depresionit, ndërsa 2-3 filxhanë lidhet me 20% më pak rrezik.

SHËNIM

Megjithatë disa individë mund të përjetojnë efekte anësore negative të tilla si ankthi, paniku, gjumi i shqetësuar, pagjumësia dhe varësia e kafeinës. Simptoma më e shpeshtë është dhimbja e kokës. Nëse kolesteroli është diçka për të cilën shqetësoheni, atëherë kini kujdes dhe nga kafeja që pini. Kafja juaj përbëhet nga një sasi e dukshme më e lartë të kolesterolit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor