Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Ellen de Meyer nuk e kishte imagjinuar kurrë që një apel për ndihmë në Facebook-un e saj, një prej të shumtëve që kishin rënë gjithmonë në vesh të shurdhët, do të mobilizonte një komb të tërë. Pikërisht siç e lexoni, një komb i tërë për të ndihmuar Pian-n e saj, vogëlushen 9 muajshe të diagnostikuar me atrofi muskulore spinale të tipit 1. Për mamanë e re, e cila priste prej gati 10 vitesh të bëhej nënë, përballja me këtë diagnozë ishte shokuese, aq më tepër që shtatzënia kishte shkuar mirë dhe mjekët arritën ta dallonin sëmundjen vetëm në prill.
E gjendur e vetme në këtë ''luftë", Ellen kishte provuar disa herë të kërkonte ndihmë, por kurrë nuk kishte funksionuar derisa një postim i saj në korrik të këtij viti u shpërnda më shumë se 670 mijë herë duke arritur që brenda dy ditësh të mblidhej shifra rekord prej 1.9 milionë eurosh. Shifër që mjaftonte për të blerë Zolgensma-n, super ilaçin e shtrenjtë që mund ta shpëtonte vajzën e saj nga paraliza.
Edhe pse Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) nuk është shprehur akoma zyrtarisht për përdorimin e Zolgensma-s, ai ka dhënë rezultate pozitive në trajtimin e kësaj sëmundjeje neurologjike e cila çon në paralizë totale.
''Gjithmonë kam menduar se mrekullitë vijnë nga ndonjë forcë mistike, por mrekullinë tonë e mundësuan gjithë belgët që brenda dy ditësh arritën të mblidhnin shumën që i duhej Pia-s. Nuk mund ta besoj akoma se ia dolëm mbanë. Kjo është thjesht e jashtëzakonshme"- u shpreh për shtypin vendas mamaja 35 vjeçare.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...