Aktualitet 30 Shtator 2019

Me ardhjen e tetorit pritet moti tipik vjeshtak; Ja kur priten shtrëngatat e shiut dhe uljet drastike të temperaturave

Aktualitet

Temperaturat e larta këtë fund shtatori nuk janë normale, por gjendja duket se do të ‘normalizohet’ me ardhjen e tetorit. Temperaturat e ajrit që janë rritur gradualisht duke bërë që maksimumi të ngjitet në 31C - 32C do të ulen ndjeshëm në ditët në vijim.

Vlera maksimale do të kapë vlerën 22 gradë, ndërsa temperatura minimale pritet të shënohet 11 gradë. Megjithatë këto ndryshime duhet t’i prisni pas ditës së mërkurë këtë javë, pasi dhe dita e sotme dhe ajo e nesërmja do të jenë të nxehta.

Me rënien e temperaturave, në gjithë territorin e vendit priten reshje e shtrëngata shiu. Ndonëse situata e motit përmirësohet në fundjavë, sërish java e dytë e tetorit sjell motin tipik vjeshtak. Vranësirat do të na shoqërojnë deri në fund të muajit, ndaj bëni gati çadrat e mushamatë e shiut, sepse vjeshta e dimri i këtij viti do të jenë të lagësht.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor