Aktualitet 27 Shtator 2019

Showroom-i i Teoren shndërrohet në një sallë koncertesh për të gjithë adhuruesit e artit

Aktualitet

Magjisë së dritave të showroom të Teoren i bashkohen tingujt e muzikës klasike për t’ju dhuruar një mbrëmje tepër të veçantë. I gjithë ambienti shndërrohet sot në një sallë koncertesh.

Artistët e mirënjohur të Akademisë së Arteve, me një eksperiencë të gjërë brenda dhe jashtë vendit, do të interpretojnë disa nga pjesët më të bukura të kompozitorëve më të famshëm të të gjitha kohërave.

Kryeveprat e Johann STRAUSS, Antonio Lucio VIVALDI, Wolfgang AMADEUS MOZART, Ludwig van BEETHOVEN do ju shoqërojnë në një koncert i cili do të zgjasë 70 minuta.

Të gjithë ju që dashuroni muzikën, qetësinë dhe artin jeni të mirëpritur në showroom e Teoren, në hyrje të Rrugës së Kavajës, në orën 19:00.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor