Aktualitet 27 Shtator 2019

Çfarë ka rezervuar moti këtë fundjavë?

Aktualitet

Pas një jave me reshje, stuhi, kthjellimesh e ndryshimesh të shpeshta të temperaturave, e premtja duket se do të sjellë stabilitet për sa u përket kushteve të motit. Sipas Metoalb, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta më të fokkusuara në zonat malore. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike parashikohet ta shoqërojë vendin tonë edhe gjatë orëve të pasdites dhe natës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë në brigjet detare.

Siç ka parashikuar më herët Meteoalb, nga e premtja e deri në fund të muajit, moti në Shqipëri do të paraqitet me kthjellime si dhe pritet rritje graduale e temperaturave të mesditës.  Pra, këtë fundjavë, mund të niseni të qetë drejt bregdetit duke e mbyllur shtatorin në plazh.

Foto: @visit_Tirana

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor