Aktualitet 26 Shtator 2019

Një tërmet i fuqishëm trondit Stambollin, boshatisen zyra e shkolla

Aktualitet

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme metropolin turk, Stambollin. Observatori Kandilli raportoi se tërmeti me magnitudë 5.7 dhe epiqendër në Detin Marmara u shënua në orën 13.59 me orën lokale.

Tërmeti jashtë rrethit të Silivrit të Stambollit u shënua në një thellësi prej 11,9 kilometrash. Të martën, një tërmet me madhësi 4,6 ballë goditi  gjithashtu Silivrin.

Pas goditjes së fuqishme, janë shënuar edhe dhjetra lëkundje të tjera me intensitet më të ulët. Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu shkroi në llogarinë e tij në Twitter se nuk ka raporte të menjëhershme për dëme ose njerëz të lënduar. Nxënësit e shkollave dhe punonjësit e zyrave janë evakuuar dhe kanë dalë në rrugë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor