“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Julka Gramo është një nga këngëtaret më zërin më karakteristik, e cila ndonëse prej kohësh është shkëputur nga tregu muzikor,kemi mundësi ta dëgjojmë në radion NRG, radio të cilën bashkë me bashkëshortin e saj, Andy Gramm, e drejtojnë plot pasion e dashuri. Njëkohësisht, vajza e qeshur dhe një nga personazhet më të dashur për publikun, nuk i ka munguar edhe ekranit apo rrjeteve sociale.
E ftuar në studion e pasdites me Bieta Sulon, Julka ka zbuluar disa detaje të jetës së saj private, përditshmërisë së saj dhe përvojës si mama e dy djemve.
Pavarësisht angazhimeve në punë, Julka pranon se djemtë vijnë gjithnjë të parët në jetën e saj dhe bën çmos të kalojë sa më shumë kohë pranë tyre.
“Kur mungon një nga prindërit pak më shpesh, nuk më duket okay që të largohet dhe prindi tjetër. Kështu zgjedh që dikush të bëjë sakrificën, sepse edhe për Andin është sakrificë të qëndruarit larg, udhëtimet e shpeshta apo të mos qenit çdo ditë pranë fëmijëve”, u shpreh ajo.
Por, Julka pranon me humor se jo të gjitha gjërat shkojnë fjollë, pasi sin ë çdo familje ka patur dhe nga ato momente kur është mërzitur me bashkëshortin. Ajo kujton një moment kur Andi nuk ka mundur të jetë i pranishëm në kohë në festën e ditëlindjes së djalit të madh Ian.
“Kur Ian ka bërë një vjeç, Andi kishte një impenjim dhe nuk ka ardhur deri kur erdhi pjata e tretë e menusë dhe erdhi i veshur ashtu siç ishte, me tuta”, tha me humor ajo
Fotografia Edvina Meta, shkëputur nga revista Living Dimër 2018
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...