Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Lumturia është aty, brenda jush nëse mundeni të largoheni nga një dashuri që nuk ju shërben. Pas një ndarjeje shkatërruese me dikë që mund ta doni ende, por nuk ju bën të lumtur, hapi tjetër është të mësoni si ta largoni nga jeta juaj dhe të jeni të lumtur pa të.
Duket e frikshme të ndahesh nga dikush që e do. Ju keni investuar kaq shumë kohë dhe energji në atë marrëdhënie dhe ndarja ju bën të ndiheni të dorëzuar. Ekziston frika e fortë se nuk do ta gjesh më kurrë dashurinë dhe mendimi i të qenit vetëm është tmerrues. Por unë jam këtu për t’ju thënë që mund të mbyllni një histori, të largoheni dhe përsëri të gjeni lumturinë.
Unë e bëra
Tetë vite me parë u divorcova. Isha 46 vjeç dhe kisha 18 vite e martuar. Isha shumë e friksuar për të ardhmen time të panjohur dhe pyesja veten nëse mund ta gjeja përsëri lumturinë.
Unë mbijetova dhe kjo është historia ime.
Këtu janë 5 arsye pse duhet të lini pas krahëve dikë që e keni dashur dhe pas një ndarjeje, mund të jeni të lumtur përsëri.
Jo më një mijë zënka
Një nga gjërat e para që zbulova pasi im u largua ishte se sa e lumtur ndihesha ditë pas dite. Çdo ditë, martesa ime kishte njëlloj misteri. Pasi pinte gotën e tretë pas darkës dhe unë i bërtisja pse i linte përsëri rrobat në dysheme, po bëheshim toksikë për njëri-tjetrin çdo ditë e më shumë. Kur filloja të jetoja vetëm, kjo gjë ndaloi së ndodhuri. Zgjohesha në mëngjes dhe dita ime nuk ndërpritej nga mijëra grindje. Kur shtrihesha për të fjetur, nuk isha e inatosur por e kënaqur me faktin sesi shkoi dita ime.
Dhe mund të flija mirë sepse askush nuk gërhiste përkrah meje. Kështu, të paktën dita ime u përmirësua dhe nuk isha më në një marrëdhënie që të bën të palumtur.
Nuk isha më një parzmore
Kur isha në marrëdhënien time të mjerueshme, e gjeja veten duke u deformuar në dikë që nuk isha, duke shpresuar se do të na bënte më të lumtur dhe do të na mbante të martuar. Këto komportime më bënin të ndihesha joautentike dhe më dëmtoi vetëvlerësimin. Ju ka ndodhur edhe ju të bëni mbrapa duke bërë gjëra që ju bëjnë të palumtur? Keni hequr dorë nga miqtë tuaj në përpjekje për të shpëtuar lidhjen tuaj? Të deformosh veten në një parzomore për dikë tjetër nuk është e shëndetshme sepse humbasim ndjenjat tona të vlerësimit të vetes. Kur ish-burri im u largua, unë isha e lirë të ndihesha vetvetja dhe kjo gjë më bënte të lumtur.
Fillova të jetoj jetën time të vërtetë
Kur isha e martuar, isha një grua dhe një nënë. Përditshmëria ime ishte me angazhime të zakonshme si mbajtja pastër e shtëpisë dhe bërja e darkës. E përkufizova veten time si të tillë dhe kjo më pengoi të jetoja jetën time. Pas divorcit, gjithçka ndryshoi. Kisha lirinë të bëja gjithçka që kisha dashur të bëja gjithmonë. Fillova përsëri shkollën, nisa një biznes, u bëra vullnetare në një organizatë dhe çdo ditë zgjohesha duke e bërë ditën ashtu siç do të doja të ishte. Si rezultat, fillova të ndihem mirë me veten time. Nuk isha subjekt i dhimbjes, vetëvlerësimi im u rrit dhe kuptova se mund të bëja gjithçka që kisha në mendje.
Pata aventura të mrekullueshme
Një nga gjërat më të mira të të qenit vetëm, për mua ishte shansi për të pasur përvoja të reja, të mrekullueshme në jetë, shumë ndryshe nga ato që kisha pasur gjatë kohës që isha e martuar. U ngjita për 15 ditë në malet e Perusë. Çova fëmijët në Karaibe dhe çdo vit për Krishtlindje, kalonim pesë ditë të mrekullueshme larg celularëve.
Kisha një sekse të mrekullueshëm dhe u njoha me djem të shkëlqyer, shumë prej të cilëve i kam miq. Shita shtëpinë në Vermont dhe bleva një apartament të madh në Neë York, ku çdo ditë ishte një aventurë.
Isha 46 vjeç dhe po jetoja një përvojë unike.
Gjeta dashurinë e vërtetë
Kalova 6 vite nëpër takime pas divorcit. E kam shijuar çdo dalje dhe u njoha me njerëz të mrekullueshëm. Isha shumë e dëshpëruar në martesën time, por isha e vendosur të rrija në të sepse pas divorcit do të ndihesha e shkatërruar. Ama, nëse nuk do të kishte përfunduar ajo martesë, nuk do të jetoja jetën e mrekullueshme në të cilën po jetoj tani dhe nuk do të takoja burrin i cili më do dhe vlerëson, më bën të qesh dhe kemi kaluar aventura të papara së bashku.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...