Shtatzania 20 Shtator 2019

Si ndryshon struktura e trurit tek gratë shtatzënë dhe nënat; Ja sjelljet që s'do i kuptojnë kurrë burrat

Shtatzania

Të bëhesh nënë është një përvojë shumë emocionale, unike dhe që i ndryshon jetën një gruaje përgjithmonë. E themi këtë, sepse ka shpjegime shkencore përse nënat e reja ndihen dhe veprojnë në mënyra që zakonisht nuk i kanë bërë më parë.

Ndryshimet emocionale janë kryesisht neurologjike. Edhe përpara se një grua të lindë, shtatzënia ndryshon strukturën e trurit. Pas dekadash të tëra vëzhgimi të ndryshimeve të sjelljes tek nënat e reja, shkencëtarët vetëm kohët e fundit kanë filluar të lidhin mënyrën se si një grua vepron me atë që ndodh në korteksin e saj parakontral, pjesën e mesme të trurit, lobet parietale dhe pjesët e tjera të trurit.

Aktiviteti rritet në rajone që kontrollojnë empatinë, ankthin dhe bashkëveprimin shoqëror, i cili në një nivel bazë, ndihmon në tërheqjen e nënës  për fëmijën e saj. Nga  dashuria e madhe, mbrojtja dhe shqetësimoi vazhdueshëm fillojnë me disa reaksione kimike në tru.

Vlerësohet se një në gjashtë gra vuajnë nga depresioni pas lindjes, dhe shumë zhvillojnë sjellje si larja me forcë e duarve dhe kontrollimi në mënyrë obsesive nëse fëmija po merr frymë. "Kjo është ajo që ne e quajmë një aspekt i sjelljeve pothuajse obsesive të detyrueshme gjatë muajve të parë pas ardhjes në jetë të foshnjës," tha studiuesi i trurit të nënës, Pilyoung Kim.

"Tek nënat e reja, ka ndryshime në shumë prej zonave të trurit," vazhdoi Kim.

Studiuesit kanë qenë të interesuar për amigdalën, grupin e neuroneve në formë bajame që ndihmojnë në procesin e kujtesës dhe drejtojnë reagimet emocionale. Në një tru normal, aktiviteti në amigdala rritet pas lindjes. Studiuesit besojnë se rritja e kësaj ‘qendre’ është e lidhur me mënyrën sesi sillet një nënë e re. Një amigdalë e zmadhuar e bën atë të ndjeshme ndaj nevojave të foshnjës.

Vetëm duke shikuar fëmijën e saj, truri i nënës do të ndizet. Mënyra se si funksionon truri i nënës ndikon në mënyrën si ajo flet, sa e vëmendshme është ajo dhe dashurinë që ndjen për fëmijën e saj. Nuk është për t'u habitur që dëmtimi i amigdalës shoqërohet me nivele më të larta të depresionit tek nënat.

Burrat tregojnë ndryshime të ngjashme të trurit kur janë thellësisht të përfshirë në përkujdesje.  Megjithatë, instikti i nënës ekziston në tru edhe para se një grua të ketë fëmijë. Burimi: David Wolfe

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor