Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Ajo është një nga vajzat më të ëmbla të ekranit e cila sezon pas sezoni, puntatë pas puntate të emisionit ‘My Living’ na ka mësuar më shumë për të jetuarit bukur. Bruna tani është në pritje të fëmijës së saj të parë, që do të jetë vajzë dhe këtë përvojë po e jeton gjithashtu bukur. Ajo po i përkushtohet muajve të ëmbël, jo duke pushuar e duke ndenjur në shtrat, jo duke qenë supersticioze por duke e jetuar këtë eksperiencë unike përmes asaj që di të bëjë më mirë: komunikimit me publikun.
Tashmë Brunën e kemi në platformën YouTube me kanalin e saj “Pritja ime e ëmbël”. Krijuese dhe personazh i kësaj rubrike, Bruna, me shumë sportivitet, merret vetë me gjithçka, që nga montimi i aparatit tek pozicionimi në rolin e protagonistes. E veçanta e këtij ‘vlog’ siç mund ta quajmë ndryshe, është se Bruna do të ndajë detajet e shtatzënisë së saj jo vetëm përmes përjetimeve personale, e as do të marrë rolin e asaj që jep këshilla, por këtë do ta bëjë përmes zërit të profesionistëve të fushave, ashtu siç bëjnë gazetarët e vërtetë.
Në videon e parë, ajo bën një prezantim të shkurtër të vetes dhe flet për veten, që nga simptomat e para të shtatzënisë e deri tek biseda me farmacisten. Është hera e parë që Bruna po ndan hapësirat e saj private me publikun, prandaj nëse jeni dhe ju në pritje të ëmbël, mund të bëheni bashkëudhëtare me Brunën për një shtatzëni të jetuar bukur. Mund t’i drejtoheni Brunës në kanalin e saj në YouTube, nëse keni pyetje, sugjerime, apo kritika pozitive, sigurisht, sepse me një grua shtatzënë, duhet të jeni gjithmonë të ëmbël.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...