Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Prania e strijave në lëkurë është një shqetësim që prek shumë vajza, e ndonëse nuk ka asgjë shqetësuese për shendetin, sërish përpiqen në çfarëdolloj mënyre t’i zhdukin këto të fundit. Strijat mund të shfaqen pas ndryshimeve drastike të peshës, shtatzënisë e jo vetëm.
Ka shumë kremra, dhe ndërhyrje estetike si ajo me lazer që pretnedojnë eleminimin e strijave, por shkalla e suksesit varet kryesisht nga toni i lëkurës, mosha, dëmtimi i diellit dhe madje edhe dieta. Megjithatë ekzistojnë dhe disa përbërës natyralë që kanë fuqinë të zbehin shenjat, pa rrezikuar me kremrat plot kimikate apo ndërhyrjet mjekësore.
1. Aloe Vera
Aloe vera është e njohur për vetitë natyrale qetësuese dhe shëruese. Ajo funksionon mrekulli në lëkurë dhe është një ilaç i shkëlqyeshëm natyral për shenjat e shtrirjes.
Drejtpërdrejt fërkoni xhel Aloe vera në zonën e prekur.
Lëreni për 15 minuta, më pas shpëlajeni zonën me ujë të ftohtë.
2. Vaj kastori
Vaji i kastores përdoret shpesh për të trajtuar problemet e lëkurës, siç janë rrudhat, njollat e moshës, njollat e errëta, linjat e imëta dhe puçrat. Mund të përdoret gjithashtu për të zbehur pamjen e strijave.
Aplikoni pak vaj kastori dhe masazhoni butësisht zonën në lëvizje rrethore për 5-10 minuta.
Mbështilleni lëkurën me një leckë të hollë.
Më pas mbani një shishe me ujë të nxehtë për 30 minuta në ditë.
Përsëriteni këtë proces çdo ditë për të paktën një muaj për të parë rezultatet.
3. Lëng limoni
Lëngu i limonit është acidik dhe ka veti të zbardhë tonin e lëkurës, por i kombinuar me 1 lugë sheqer e me pak vaj bajame shërben si një pastë që ndihmon në eleminimin e strijave.
Aplikoni përzierjen direkt në lëkurë dhe fërkojeni butësisht për disa minuta para se të bëni dush.
Përdoreni këtë “ilaç” për rreth një muaj për të parë rezultat.
4. Vaj ulliri
Vaji i ullirit përmban shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantë që ndihmojnë në trajtimin e problemeve të shumta të lëkurës, përfshirë shenjat e strijeve. Masazhoni pak vaj ulliri ekstra të virgjëre në zonën e prekur për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të zvogëluar pamjen e shenjave. Lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta në mënyrë që lëkura të thithë vitaminën A, D dhe E të pranishme në vajin e ullirit. Burimi: David Wolfe
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...