Showbiz 19 Shtator 2019

Blendi Fevziu tregon si hoqi dorë nga posti i pedagogut: Kur pashë klasën, ika fare

Showbiz

Mbrëmjen e djeshme, gazetari Blendi Fevziu ka treguar një përvojë për të cilën nuk kishte folur më parë. Para 15 viteve, atij ishte propozuar për të dhënë mësim një semestër në fakultetin e gazetarisë, por dita e parë në auditor do të ishte dhe e fundit për të.  Në klasë, nga 40 veta që duhej të ishin, gjeti vetëm gjashtë, prandaj ai dorëzoi regjistrin duke vendsour të mos humbte kohë me studentë që nuk ishin të interesuar për lëndën.

Para rreth 15 vitesh, më thirrën tek gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër. Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e sa studentë që kishte grupi gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë, po të them që atë ditë. Që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kur nga 40 veta vijnë vetëm 6 që ishin ulur dy këtu, dy atje, një ditë përpara humba minimalisht 2 orë e sa dhe të heq 2 orë kohë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion një herë me 6 veta. E lashë fare, nuk më duhej fare, është humbje. Ti nuk mund të përgatitesh për t’u dhënë 6 vetave”, rrëfeu Fevziu i zhgënjyer nga niveli dhe mungesa e interesit të studentëve për të marrë pjesë në leksione.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor