Floket 18 Shtator 2019

Doni të lyeni flokët? Revistat e bukurisë prezantojnë 4 sfumaturat e vjeshtës 2019

Floket

Nga sezoni në sezon, sfumaturat ndryshojnë, por efekti ‘balayage’ mbetet më i dëshiruari. Sidomos në shtator, kur përfundimi i verës e bën të nevojshëm një ndryshim të tillë. Për të bërë një kalim të tillë, ideale është të miksoni disa tone që i japin flokut efekt multidimensional dhe gjithashtu asnjanëson ndryshimet që mund të pësojë floku si pasojë e kripës dhe diellit.

Golden Balayage

Kur mjalti takon arin, rezultati është brilant dhe shumë i ngrohtë. Së fundi e ka provuar Kate Middleton me rastin e fillimit të shkollës së George dhe Charlotte, Amy Clark, etj.

Kanellë-Bakër

Midis kanellës dhe bakrit, rezultati është një balayage me reflekse xhenxhefili. Efekti nuk duhet të jetë fals, por i gjallë. Koloristi Ryan Pear rekomandon të përdoret teknika sombré, duke u përqëndruar tek fijet më të lehta rreth fytyrës dhe në gjatësi.

Bjonde-krem

Është një bionde ngjyrë rëre, shumë eçelët, që të kujton ngjyrën e vaniljes. Tonet e ngrohta dhe të ftohta balancohen në mënyrë të përkryer. Koloristi Cody Smith rekomandon lyerjen e rrënjëve në ngjyrë gështenjë tëçelët. Bjonde-krem është shumë e ngjashme me një trend tjetër të stinës: bjonde-gruri me një tonaliet të ngrohtë, gati në ngjyrë gjalpi.

 

Smokey-kakao

Kur mbretëresha e Instagramit, para verës prezantoi ‘frosted broën’, duhet ta kishim kutpuar që toni i hirtë do të kthehej në një siguri të stinës. Një ngjyrë kakao e menduar për të rigjallëruar gëshetenjën e errët dhe meqë në teknikën balayage sfumaturat janë të rëndësishme, toni ‘smokey’ është prekja e ëmbël e vjeshtës që lind nga takimi i gështenjës dhe hirit me karamelin e pjekur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor