Showbiz 18 Shtator 2019

"Gjithçka filloi papritur, vuaja nga paniku dhe frika se mos vdisja në çdo moment" gazetari rrëfen problemet me shëndetin mendor

Showbiz

Të flasësh për problemet e shëndetit mendor, tashmë nuk konsiderohet më dhe aq tabu! Të paktën për disa njerëz të guximshëm , që nuk kanë druajtje ta pranojnë ! Një ndër ta ka qenë dhe gazetari i njohur i shoëbizit, Klinton Zeqiraj. I ftuar në studion e Tring Stars, përballë Katerinës, Klintoni është treguar i hapur ndaj një teme që nuk kishte folur më parë.

Klinton deklaroi se vitin që lamë pas ka kaluar një periudhë shumë të keqe në jetën e tij për shkak të ankthit dhe panikut.

“Para një viti kam kaluar periudhën më të vështire te jetës time. Vuaja nga ankthi dhe paniku dhe kur e kujtoj ka qenë një tmerr i vërtetë, edhe pse mund të dukem nga jasht që “o ky është gjatë gjithë kohës 24 orë fresk”. As vetë nuk e di se si më kapi, por e kam vuajtur prej muajsh, por shyqyr Zotit ka kaluar. Vuaja nga paniku dhe nga frika se mos vdisja në çdo moment. Kam pasur një periudhë shumë të vështirë.”- ka treguar ndër të tjera ai i emocionur, duke shpjeguar edhe momentin e parë që ka përjetuar simptomat e kësaj sëmundje:

Ka ndodhur papritur! Isha ulur e po shikoja TV dhe në një moment më kapi si nxehtësi (në trup), kisha marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta zemre. Në fillim doktorët menduan se e kisha nga konsumimi i një pije energjike, por kur filloi të përsëritej në vazhdim…”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klinton Zeqiraj (@klintonzeqiraj) on

“Ata njerëz që e kanë përjetuar këtë gjë e dinë shumë mirë se çfarë është!  Dua vetem t’ju them miq që asgjë nuk ka rëndësi se sa shendeti mendor dhe të ndihesh mirë shpirtërisht, ndaj kujdesuni për veten tuaj! Mbusheni ditën me pozitivitet dhe energji dhe fundja bëni atë që doni dhe që ndiheni më mirë!- shkruan Klintoni krahas videos së postuar në Instagram.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor