Showbiz 17 Shtator 2019

Kim Kardashian futet në telashe me bashkëshortin e saj; Plas debati online a duhet të lyhen vajzat e vogla

Showbiz

North West, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, nuk është 6-vjeçare e zakonshme. Ajo ka ndihmuar Domenico Dolce të stilojë veshjet e koleksionit të ri të shtëpisë së modës Dolce and Gabbana, ka sfiluar si një modele e vërtetë, mban vathë të mëdhenj dhe dikur ka patur një të dashur që ia prezantoi 148 milionë njerëzve (ndjekës të Kim Kardashian në Instagram)

Por nëse deri më tani këto gjëra i janë dukur normale dy prindërve të saj, duket se ka diçka që ka nxitur një debat brenda familjes Kardashian-West. Lyerja e buzëve me ngjyra të ndezura dhe aplikimi i grimit në tërësi. Gjashtë vjeçarja është shfaqur disa herë e lyer, por siç duket ditët që ajo luan me tualetet e mamit kanë mbaruar, sepse Kayne nuk e pranon këtë gjë.

Në fillim të kësaj jave, Kim u shpreh se ne nuk do ta shohim më vajzën të veshur në mënyrë ekstravagante, apo me tualete sepse ia ka ndaluar i ati. Për revistën  E ! ajo u shpreh se North i pëlqen tej mase të bëjë tualet, por nuk e ka të lejuar.

Ai ndryshoi të gjitha rregullat. Unë do ta lija të luhej !! Ndoshta pak të kuqe për Krishtlindje, do ta lejoja nëse ajo vesh një fustan të zi! Kylie do t'i jepte asaj të gjitha buzëkuqet e saj, por unë dhe North do të hynim në telashe për këtë gjë.Pra, tani nuk ka më tualete.

Megjithatë North është  vajza e një gruaje që drejton një perandori të kozmetikës, kështu që nuk e dimë për sa kohë Kanye do të jetë në gjendje ta mbajë atë larg nga makeup-i.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor