A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Rreth dy muaj më parë, Fatma Haxhialiu, na emocionoi të gjithëve me një dedikm të ndjerë kushtuar motrës së saj, students së shkëlqyer e cila asokohe sapo ishte diplomuar në Holandë. Jona, motra 10 vite më e vogël se Fatma, i kishte synimet e qarta që në kohën kur ndiqte gjimnazin, e pavarësisht vështirësive ekonomike të familjes, ajo arriti të siguronte një bursë për të vazhduar studimet jashtë. Ndonëse familja nuk kishte mundësi t’i siguronte një të ardhme më të mirë, Jona aplikoi dhe nuk u dorëzua kurrë. Ishte 18-vjeç dhe u nis e vetme në një vend të ri me fare pak lekë me vete dhe një telefon që nuk punonte mirë. U shpërngul, për 3 vite ka studiuar pafund për të mbajtur rezultatet për të mos humbur bursën... shumë mund dhe djersë për t'ia dalë me rezultate fantastike sot. Sot punon asistente pedagoge, merr pjesë në kërkime shkencore dhe të tjera projekte jashtë Universitetit. Shkruante Fatma në postimin e saj publikuar në korrik dhe të ftuara të dyja së bashku në studion e Rudinës treguan sesi me familjen në krah, pavarësisht vështirësive, gjithmonë ia del
Edhe në studio, Fatma e ka patur të vështirë t’i mbajë lotët, kur ka kujtuar situatën e vështirë ekonomike që kaloi familja e saj dhe sesi përkoi me kohën kur Jonës i duhet të zgjidhte nëse do vazhdonte studimet në Shqipëri apo jashtë.
E dinte mirë që familja e kishte të vështirë ta mbështette ekonomikisht, ndaj bëri të pamundurën që, si fillim, të fitonte gjysmë burse, pjesën tjetër do ta siguronte duke punuar.
“Është shumë e vështirë kur prindi shikon një fëmijë që impenjohet, që lexon e studion kaq fort dhe nuk ka mundësi që ta rritë këtë fëmijë akoma më shumë dhe t’i japë atë që i takon, sepse realisht e meritonte. Mami im është tip shumë i fortë, nuk është nga ato që përlotet kollaj, por më ka parë në sy atë ditë dhe më thotë ‘Si mundet një prind të qëndrojë përpara fëmijës së tij kur ai i kërkon libra? Nuk po më kërkon as luks, as të bëjë udhëtime, as veshje, as gjëra që mund të jenë dytësore. Më thotë vetëm ‘mami, unë dua një libër’”…. – rrëfen Fatma pa i përmbajtur lotët.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...