Shëndeti i gruas 12 Shtator 2019

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ja si t’i testoni

Shëndeti i gruas

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme jo gjithmonë shfaqin simptoma. Për pasojë,  nuk mund të paralajmërohet partneri për të marrë masat e duhura.

Nëse jeni seksualisht aktivë, sidomos me më shumë se një partner, është e këshillueshme t’u nënshtroheni në mënyrë t ë rregullt testeve për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (sst). Kjo veçanërisht nëse keni patur marrëdhënie seksuale të pambrojtura.

Testet për sëmundje seksualisht të transmetueshme në pjesën më të madhe të rasteve janë të thjeshta, efikase dhe pa dhimbje.

Cilat janë testet për sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

Testet për të diagnostikuar një sëmundje seksualisht të transmetueshme varen nga simptomat që shfaq pacienti. Nëse mjeku nuk është i sigurt se për çfarë sëmundjeje bëhet fjalë, do të bazohet në simptomat e shfaqura.

Edhe pse çdo sëmundje seksualisht e transmetueshme korrespondon me një test preciz, si rregull përfshihen:

-Analizat e gjakut

-Analizat e urinës

-Tampon (analizë sekrecioni)

-Ekzaminim fizik: vëzhgimi i zonave gjenitale

Mbledhja e monstrave të sekrecioneve, plagëve, fshikëzave për një kulturë mbjelljeje.

 

Në cilat raste duhet t’i nënshtrohemi një testi për sëmundje seksualisht të transmetueshme?

Testet diagonstikuese varen nga lloji i sëmundjes seksualisht të transmetueshme. Më poshtë do të lexoni për testet që përdoren në sëmundjet më të hasura

HIV dhe hepatit B

HIV-i ose virusi i imunodefiçiencës humane, sulmon dhe dobëson qelizat e sistemit imunitar. Testi diagnostikues për të analizion prezencën e antikorpeve të virusit në trupin e pacientit.

Nga ana tjetër, hepatiti B është një infeksion viral që sulmon mëlçinë. Testet diagnostikuese kanë për qëllim të zbulojnë praninë e antigjenit HbsAg në gjakun e pacientit. Kërkoni në qëndrën tuaj shëndetësore t’i nënshtroheni testit të HIV ose hepatitit B në rastet e mëposhtme:

-Ju ose partneri juaj keni pasur partnerë të tjerë seksualë gjatë vitit të fundit.

-Jeni diagnostikuar me një tjetër infeksion seksualisht të transmetueshëm ose paraqisni simptoma.

-Keni përdorur shiringa të përbashkëta ose jeni ekspozuar ndaj situatave kur këto të fundit nuk kanë qenë të sterilizuara.

-Keni qenë të detyruar të kryeni raporte seksuale kundër vullnetit tuaj.

 

Klamidia dhe gonorrea

Klamidia dhe gonorrea diagnostikohen përmes analizave të urinës ose kulturës së kampioneve të sekrecioneve në zonën gjenitale. Këto infeksione mund të jenë pa simptoma. Për pasojë, këshillohet t’u nënshtroheni testeve diagnostikuese në këto raste:

-Jeni prekur nga HIV

-Jeni më pak se 25 vjeç dhe keni pasur raporte seksuale me risk: një partner i ri seksual ose më shumë të tillë.

-Keni qenë viktima të dhunës seksuale

 

Herpesi gjenital

Herpesi gjenital është një infeksion viral që mund të jetë pa simptoma. Në rastin e raporteve seksuale me një person të prekur nga kjo sëmundje, është e rëndësihme t’u nënshtroheni testeve diagonstikuese.

Në përgjithësi, mjeku merr monstra sekrecioni përmes tamponit ose pjesë të plagëve karakteristike për këtë infeksion. Në disa raste mund të jenë të nevojshme edhe analizat e gjakut. Jo gjithmonë rezultatet janë decizive sepse varet nga faza në të cilën ndodhet infeksioni.

 

Çfarë të bësh nëse rezultati del pozitiv?

Edhe pse disa sëmundje të tilla nuk kanë kura, është mirë të kontrolloni simptomat dhe të evitoni kontaminimin e partnerit. Në rastin e rezultateve pozitive, ndiqni këto rekomandime:

-Bëni ekzaminimet e mësipërme

-Informoni partnerin për të marrë masat mbrojtëse të nevojshme

-Partneri ose partnerët tuaj duhet të kryejnë të njëjtat teste si ju

-Ndiqni trajtimin nën kontrollin e mjekut.

 

Sigurohuni që të keni marrëdhënie seksuale të sigurta duke përdorur metoda kontraceptive.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor