Ushqimi i ekuilibruar 12 Shtator 2019

Quinoa apo orizi, cila është zgjedhja më e shëndetshme? Përgjigjia mund t’ju surprizojë

Ushqimi i ekuilibruar

Pëlqeni më shumë quinoa-n apo orizin? E dini se kush ka më shumë vlera?  Quinoa është kthyer në një trend të ri ushqimor, për shkak të përmbajtjes së proteinave. Por përmbajtja e lartë e fibrave që i jep yllin e vërtetë. Në të gjenden më shumë fibra të shpërbëshme të cilat reduktojnë riskun e sëmundjeve kardiovaskulare duke ulur nivelet e kolesterolit.

Gjithashtu proteinat ndihmojnë në formimin e masës muskulore dhe suportojnë sistemin imunitar. Quinoa ju mban të ngopur gjatë, prandaj është një zgjidhje e mirë nëse jeni të uritur. Përmban gjithashtu minerale, antioksidantë dhe flavonioide që ndihmojnë në reduktimin e riskut të sëmundjeve si kanceri, Parkinsoni, Alzheimer, etj.

Vlerat nutricionale për një porcion (kupë) quinoa

Kalori: 222

Karbohidrate: 39 gr

Sheqer: 2 gr

Yndyra: 3.5 gr

Proteina: 8 gr

Vitaminë A: 9 µg

Vitaminë C: 0 mg

Vitaminë B6: 0.22 mg

Kalium: 318 mg

 

Po orizi—a është ai i shëndetshëm?

Ne në fakt kemi filluar të ‘demonizojmë’ çdo gjë që është e bardhë si për shembull orizi apo patatet, por si çdo ushqim tjetër, ka vend edhe për orizin në dietën tonë. Jo të gjitha llojet e orizit janë njësoj. Orizi kaf përmban më shumë nutrientë dhe antioksidantë se sa orizi i bardhë duke përfshirë edhe magnezin, kalciumin dhe kaliumin duke ofruar një alternativë më të shëndetshme se orizi i bardhë.

Orizi i bardhë nga ana tjetër, është i zhveshur nga byku, duke lënë më pak fibra dhe gjurmë mineralesh tek ai. Por kjo nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Sasia e ulët e fibrave e bën orizin e bardhë një zgjedhje të shkëlqyer për ata me shqetësime në stomak, me gurë në veshka, probleme gastrointestinale etj, pasi sasia e lartë e fibrave mund të irritojë më shumë zorrët.

Orizi kaf dhe orizi i egër janë më të ngjashme me quiona-n se sa orizi i bardhë.

Vlerat nutricionale për një porcion (kupë) oriz të bardhë:

Kalori: 205

Karbohidrate: 45 gr

Sheqer: 1 gr

Yndyra: 0 gr

Fibra: 1 gr

Proteina: 4 gr

Kaliumi: 55 mg

Kalcium: 16 mg

Magnez: 19 mg

 

Vlerat nutricionale për  1 porcion (kupë) oriz kaf

Kalori: 218

Karbohidrate: 46 gr

Sheqer: 1 gr

Yndyra: 2 gr

Fibra: 4 gr

Proteina: 5 gr

Kalium: 154 mg

Kalcium: 20 mg

Magnez: 86 mg

 

Pra quiona apo orizi? Cila është zgjedhja më e shëndetshme?

Është e pamundur të thuhet nëse më i shëndetshëm është orizi apo quinoa, e rëndësishme është balanca në dietën tuaj. Nëse jeni intolerant nga gluteni, apo keni ndjeshmëri nga gluteni, si quinoa ashtu edhe orizi janë zgjedhje të duhura.

Nëse jeni vegan, quinoa ka pak avantazh ndaj konkurrentit të saj orizit, pasi përmban të gjitha amino-acidet që i duhen trupit për të tretur proteinat. Pra, si quinoa dhe orizi janë të shkëlqyera për dietën tuaj dhe sigurohuni t’i shndërroni në një version të pjatave që ju pëlqejnë më shumë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor