Showbiz 12 Shtator 2019

''Pas nënës, e para vjen motra" kjo video emocionuese e vajzave të Stefi Priftit do t'ju përlotë të gjithëve

Showbiz

Thonë që gëzimi i fëmijës është arritja më e madhe për një prind, dhe për Stefi Priftin fundjava që lamë pas shënoi një nga ato momente që çdo baba do të donte t’i përjetonte. Vajza e tij e madhe Maria kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me piktorin e njohur Gëzim Meta, në një ceremoni tradicionale që bëri bashkë disa prej emrave më të njohur të artit në vendin tonë. Miq dhe kolegë të Stefit nderuan me praninë e tyre, duke elektrizuar mbrëmjen, mirëpo momenti më i veçantë ishte kur Joana, vajza e vogël e këngëtarit të njohur, mori mikrofonin për t'i kënduar së motrës. 

Në videon e postuar në Instagram nga Enada at Nikolla, Joana ka emocionuar të gjithë ndërsa ka zgjedhur të shenjojë ditën më të lumtur të së motrës me disa fjalë e tinguj zemre. Babë e bijë duken të emocionuar ndërsa këndojnë bashkë, por ky është momenti i dy motrave, ndaj Stefi u ka lënë skenën atyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Enada At'Nikolla Atelie (@enadaatnikolla) on

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor