Showbiz 12 Shtator 2019

Pas një periudhe të vështirë për ta, Vesa bën një dedikim prekës: “Asgjë në këtë botë s’na ndan”

Showbiz

Si sot katër vite më parë, Big Basta dhe Vesa Luma kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.  Fryt i kësaj dashurie është vogëlushi i tyre Lian. Pas një periudhe të vështirë, ku Big Basta duhet të qëndronte në Zelandën e re për të punuar me projektet e tij dhe Vesa të kthehej në Shqipëri me djalin, ata janë bashkuar disa ditë më parë dhe do ta festojnë së bashku përvjetorin.

Vesa ka postuar në Instagram një album me foto nga dasma e tyre dhe një dedikim frymëzues për dashurinë e tyre.  “Gëzuar përvjetorin! Deri sot e dëshmuam që asgje ne këtë botë s’na ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat .. Sepse çdo gje është e mundur kur Do me gjithë zemer . Krenare per çdo gje qe ndërtuam, e më së shumti per frytin e kësaj dashurie #Liani Të dua shumë my forever 24”, ka qenë dedikimi i dashurisë nga ana e Vesës.

Vesa Luma prej kohësh, nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor, pasi siç rrëfeu në një intervistë të disa kohëve më parë, ndryshimet në jetën e saj, nuk e kanë lejuar të ketë frymëzim për t’iu përkushtuar muzikës. Vesa po pret momentin e duhur për t’iu bashkuar përfundimisht bashkëshortit të saj në Zelandën e Re, së bashku me Lian.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor