Personazh 11 Shtator 2019

"E kam në plan dhe do ta realizoj; mendoj se dita është shumë e afërt" Romeo ndan me revistën Living "ëndrrën në sirtar"

Personazh

Mes dy vëllezërve binjakë, Romeo është ai që dallon. Është më ekspresiv dhe kërkon më tepër vëmendje. Është krijues dhe shumë sistematik në punë. I pëlqen të aktrojë, të shkruajë dhe në planet e tij si regjisor, qëndron dëshira për të bërë një film. “E kam në plan dhe do ta realizoj; mendoj se dita është shumë e afërt. Së fundmi, ka një prirje mes artistëve për zhanrin e komedisë, por unë kam në mendje një ide ndryshe.” Megjithatë, pasionet e Romeos janë të shumta. Mes tyre ndan sportet dhe imitimet. Ka një dhunti të veçantë për të imituar karaktere të ndryshme dhe kjo e zbavit shumë. Për momentin, gjithë potenciali i tij është investuar tek “Treshat”, programi që qysh në premierë u vlerësua dhe ka marrë kritika pozitive. Keni ende shumë për të parë. Në javët e ardhshme, personazhe, rubrika dhe tema interesante do t’ju ftojnë t’i bashkoheni programit. Ndërsa shumica prej jush do të jeni duke pushuar, ata kanë zgjedhur që mendërisht t’jua bëjnë këto pushime aktive. Ata janë tre, si Trinia e Shenjtë, si një trup, mendje dhe zemër e përbashkët, që kanë zgjedhur të ushqejnë publikun me një shije televizive ndryshe. Jam e sigurt që do t’i mbani mend gjatë.

Shkëputur nga revista LIVING, numri i verës

Nga ELONA JAÇELLARI

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor