Menu vjeshte 11 Shtator 2019

Receta më e shpejtë dhe e shijshme e supës me pulë

Menu vjeshte

PËRBËRËSIT:

2-3 lugë vaj ulliri

70 g gjalpë

80 g miell

1 thelb hudhër

½ qepë e grirë imët

1 karotë e vogël e prerë në kubikë

1/2 spec i kuq i prerë imët

1 degë e vogël selino e grirë imët

200 g bizele kokërr të ngrira

1 copë mish pule e zier, e prerë në copa të vogla

500 ml lëng pule

750 ml qumësht

lëng limoni i freskët kripë, pak hudhër pluhur, piper i zi, pak trumzë

PËRGATITJA:

1Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim hudhrën, por jo të marrë ngjyrë, shtojmë karotat, selinon dhe specin dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë gjalpin dhe kur ky të tretet shtojmë edhe miellin, të cilin e skuqim duke e përzier për 1 minutë.

2Shtojmë lëngun e pulës dhe kur të jetë përzier me miellin shtojmë qumështin. Shtojmë kripë, erzat, bizelet dhe mishin e pulës në kubikë. E lëmë tenxheren në zjarr derisa të shohim që lëngu është trashur dhe bizelet e karotat janë zbutur.

E rregullojmë për kripë e piper, pak lëng limoni dhe e shërbejmë me feta buke të thekura më parë në furrë ose të skuqura në tigan me pak vaj ulliri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor