Aktualitet 11 Shtator 2019

Bëhuni gati për një verë të dytë; Vala e të nxehtit afrikan prek vendin tonë; Ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Aktualitet

Vjeshta erdhi e lagësht dhe u parashikua se do të ishte e freskët, por nga situata e ditëve të fundit nuk duket e tillë. Reshjet e shiut të ditës së sotme, e pjesërisht të ditës së nesërme, e enjte 12 shtator, nuk duhet t’ju bëjnë të besoni, se temperaturat do të vijnë në ulje. Përkundrazi sipas ‘Meteoalb’ për Mesdheun vijnë sinjalet e para për masat ajrore të nxehta nga Afrika.

Këto do të pasohen me temperatura të larta, që do të prekin kryesisht Francën dhe Italinë. Në këtë rreth nuk përjashtohet as Shqipëria, e cila ka relativisht temperatura të larta për sezonin.

“Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës vijnë sinjalet e para për Mesdheun dhe pjesërisht Europën qëndrore ku sërish priten masa ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë temperatura të larta: Kryesisht në Francë dhe Itali” – shkruan ‘Meteoalb’.

Deri ne fund te muajit MBETEMI ne ndikimin e motit te kthjellet dhe vranesirave te cilat me te fokusuara do te jene ne zonat malore duke gjeneruar rrebeshe shiu, nuk perjashtohen rrebeshe shiu dhe ne zonat qendrore. Persa i perket temperaturave te ajrit vijojne te larta deri ne 32 - 33 grade C.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor