Showbiz 11 Shtator 2019

Vetëm 4 vjeç dhe Princesha Charlotte 'bën ligjin' në klasë; Nofka që i kanë vënë fëmijët e tjerë është e paparë

Showbiz

Princesha Charlotte filloi këtë shtator klasën e parë, e ndonëse vetëm 4 vjeç, duket se ajo e ka përballuar mjaft mirë këtë periudhë. Njësoj si vëllai i saj më i madh, Prince George, dhe princesha e vogël, ndjek shkollën St Thomas’s Battersea, por në ndryshim nga ai, Charlotte po diferencon veten nga fëmijët e tjerë që tani. E kjo, jo falë titullit, por personalitetit të saj.

Sipas gazetares së familjes mbretërore Katie Nicholl , Charlotte njihej ndryshe si Princesha Luftëtare në parashkollor, aty ku prindërit e saj paguanin 20 mijë paund, e këtë titull vazhdon ta mbajë ende.

Për “Vanity Fair” gazetarja  pohoi se Charlotte është tejet çapkëne,aventuriere dhe pëlqen aktivitetet që më së shumti njerëzit i shohin si aktivitete të përshtatshme për djemtë. Asaj i pëlqen të hipë mbi pemë e të luajë lojra nga më të ndryshmet.  Pra të qenët një Princeshë, nuk e ndalon Charlottën të bëjë kollotumba, të vrasë gjunjët apo të luajë si gjithë fëmijët e tjerë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor