Shtatzania 10 Shtator 2019

Ushqimet që sigurojnë në mënyrë natyrale dozat më të mëdha të acidit folik, aq i rëndësishëm për fetusin

Shtatzania

Një nga vitaminat më të rëndësishme për t’u marrë gjatë shtatzënisë është folati, vitamina B, e cila ndihmon në parandalimin e defekteve në tubin nervor, anomalive të rënda të trurit dhe palcës së kurrizit. Forma sintetike e folatit e gjetur në suplementet ushqimore dhe ushqimet e pasura me lëndë ushqyese, njihet me emrin acid folik.

Sasia e nevojshme: ju keni nevojë të merrni 400 deri në 800 mikrogramë (mcg) folat ose acid folik para se të mbeteni shtatzënë dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Gjatë muajve të tjerë të shtatzënisë, duhet të merrni 600 mkg në ditë.

Burimet: një burim shumë i mirë i acidit folik janë drithërat e pasura me lëndë ushqyese, kurse perimet jeshile, agrumet, fasulet dhe bizelet e thara janë burime shumë të mira për ta marrë folatin në mënyrë natyrale.

Më poshtë do të listojmë disa nga burimet më të mira të kësaj lënde dhe sasinë e acidit folik që ofron

Drithëra-  3/4 deri në 1 filxhan, me drithëra 100% të pasuruara me lëndë ushqyese dhe të gatshme për t’u konsumuar ka për na ofruar 400 mikrogramë acid folik

1/2 filxhan me spinaq të gatuar ka rreth 130 mikrogramë

Gjysmë 1/2 filxhan me fasule të mëdha të konservuara na jep afërsisht rreth 100 mikrogramë

4 kërcej shparguj të zier-  90 mikrogramë

28 gramë kikirikë të tharë dhe të pjekur 40 mikrogramë

1 portokall i vogël 30 mikrogramë

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor