Showbiz 10 Shtator 2019

Nëse burri harron përvjetorin e martesës, Blerina na dha një ide të mirë për t'u hakmarrë

Showbiz

Blerina postoi një foto me rastin e 10-vjetorit të martesës dhe detajet romantike i kishte lënë mënjanë. Meqë i shoqi nuk u kujtua, ajo doli në foto vetëm dhe makaronat i bëri për tre vetë: për veten dhe fëmijët. Të ishte dikush tjetër, mund të kishte bërë namin në këtë rast, por Blerina e ka kthyer në një situatë humoristike sepse nëse dikush të dhuron dashuri çdo ditë, s'ke pse të presësh përvjetore, pasi dashuria nuk matet me numra vitesh. Dhe ishte një shaka e bukur për t'u ndarë me publikun.

"Sot është 10 vjetori i martesës sime! Nuk preferova të nxjerr nje foto ku dukemi nje cift i lumtur, jo se nuk jemi, por sepse, nje martesë e shendoshe është ajo në të cilën gruaja qëndron fort në këmbët e saj. Kështu që preferova te dal vete me kete rast, dhe meqë burri im as nuk u kujtua, makaronat i kam bere vetem per 3. Meqe ra fjala, edhe une rastësisht u kujtova, te mos bëhemi shumë melodramatike", ka shkruar Blerina duke na dhënë dhe një ide se si të 'hakmerremi' në të tilla raste.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor