Showbiz 10 Shtator 2019

"Personazhi që luaj është sa unik aq edhe sfidues " Kivanç flet për rolin e ri krahë flokëkuqes Elcin Sangu

Showbiz

Kivanç Tatlitug është një nga aktorët më të talentuar e të paguar turk. 35-vjeçari është bërë i njohur për publikun shqiptar përmes disa roleve protagonist, e së fundmi vjen në ekranin e televizionit Klan, kanal të cilin tashmë e ndiqni vetëm në platformën TRING.

Krahë bukuroshes flokëkuqe Elçin, e njohur ndryshe nga të gjithë ne si Defne e “Dashuri me Qira” Kivanç ashtu si dhe aktorja Sangu vijnë këtë herë në role krejt ndryshe nga më parë.

Seriali titullohet  "Ironia e fatit" dhe Kivanç është shprehur se është hera e parë që luan një personazh të tillë.

“Ka disa ngjashmëri mes karaktereve të cilat kam luajtur në projektet e tjera. Megjithatë, është shumë e rëndësishme për mua që rolet që luaj të jenë të dallueshëm dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Mbi këto baza formësoj edhe karrierën time profesionale. Të gjithë janë të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Për shembull, këtë herë tek “Ironia e Fatit” është hera e parë që unë luaj rolin e një babai, apo të një oficeri policie. Ishte një sfidë. Jemi stërvitur shumë. Kadir, përfundimisht është një karakter unik për mua”, u shpreh Kivanç  për televizionin e sipërpërmendur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor