Aktualitet 10 Shtator 2019

“Më thirr nënë”, një nga serialet më të suksesshme turke vjen në Tring; Ja oraret e transmetimit

Aktualitet

Tring njihet tashmë si ndër platformat me serialet më të rinj dhe të ndjekur në Shqipëri, ndaj edhe këtë herë nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
“Më thirr nënë” titullohet seriali i cili tregon një përplasje ndjenjash të forta, në një betejë mallëngjyese mes dy motrash për dashurinë më sublime të jetës, atë të nënës për fëmijën. Alevi, si pasojë e romancës me Adnanin, mbetet shtatzënë në moshë fare të re dhe lind një vajzë. Por, e frikësuar dhe e tronditur nga rrethanat familjare, ajo bën një gabim që i ndryshon kryekëput rrjedhën e jetës, tenton të vrasë foshnjën. Me të dalë nga burgu, kur vajza e saj tanimë është 18-vjeçe, Alevi rend tek ajo, por përballet me të vërtetën e hidhur. E motra, Damlla, prej vitesh është nëna e vajzës së saj. Ndërkohë, edhe Adnani, i cili mëson rishtas se ka një vajzë, orvatet ta gjejë atë me çdo kusht.

Me një kast aktorësh si Birce Akalay, Olkan Soycan dhe  Ozlem Yilmaz ky serial do t’ju prekë të gjithëve në shpirt duke filluar nga 14 Shtatori, çdo të shtunë dhe të diel ora 20:00 në 3Plus!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor