Showbiz 10 Shtator 2019

5 sekretet e Arbanës; Nëse doni që fotot nga pushimet t'ju dalin YLL si të moderatores, ndiqni këshillat e saj

Showbiz

Nga një vizitë e shpejtë në Instagramin e Arbanës, pa shkuar më tej se muaji qershor, do “vizitonit” të paktën 5 shtete ! Kjo hapësirë virtuale është shndërruar pak nga pak si një blog udhëtimesh, e moderatorja e njohur nuk ngurron të ndajë momente nga pushimet e saj, me të gjithë ndjekësit afro 500 mijë.

Foto plot ngjyra, peizazhe mbresëlënëse dhe një fytyrë shumë e qeshur, ajo e Arbanës. Së fundmi është shkruajtur gjatë në rrjetet sociale e medien rozë, se të gjitha këto vende, nga veriu i Italisë deri në Jug, nga Greqia deri në Marok, e së fundmi qytetin e dashurisë, Arbana po i viziton me të dashurin e zemrës, regjisorin Eduart Grishaj, ndonëse nuk kemi asnjë pozë të çiftit (e thjeshtë, i kanë për vete, e këtë s’e themi ne, por vetë Arbana).

Nga pozat spontane, deri tek ato të mirëmenduarat, moderatorja duket se rrëzellen në çdo foto, por a nuk mendoni se ajo e shkrepura në Paris, me kullën Eiffel në sfond është më e bukura?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Nëse ju pëlqen, por thjesht nuk e kuptoni si kjo foto ka dal kaq e bukur, jua themi ne shkurt ! Ja 5 sekretet e Arbanës sipas LIVING

Këndi i fotografisë: Nëse ‘fotografi’ do ia bënte bust, foton Arbanës, Kulla thuajse do të pritej përgjysmë dhe nuk do të dukej aq, sa mund të duket kur fotografia shkrepet nga poshtë. Megjithatë Eduarti mendon në çdo rast se Kulla Eiffel është “inferiore” kur në foto del dhe Arbana.

Momenti : Duket se kjo foto është shkrepur në buzëmbrëmje dhe dritat e ndezura të kullës i japin një tjetër efekt kësaj fotoje. Nëse do ishte shkrepur në mëngjes, atmosfera pa dyshim do ishte ndryshe.

Look-u i Arbanës. Kur udhëtoni në vende kaq të famshme dhe e dini mjaft mirë se një foto do e postoni në Instagram, sigurohuni që veshja të jetë, një nga ato më të mirat tuaja ! Flokët të jenë të krehura e buzëkuqi mos t’ju mungojë! Keni parë ndonjë të pozojë me tuta e flokët topuz para kullës? (Vetëm nëse e ke shtëpinë aty afër e të qëllon të dalësh të blesh ndonjë gjë të shpejtë)

Gjendja që përcjell tek të tjerët është gjithashtu shumë e rëndësishme. Arbanës i qesh buza vesh më vesh e pozë më të bukur se kaq nuk mund të merrte.

* Ah se harruam, në Paris, shkoni me dikë që e doni e kësisoj nuk ka sesi të jeni në humor të keq.

Au revoir, Paris. À bientôt! Mirupafshim Paris, së shpejti… E përfundon Arbana duke na lënë të kuptojmë që Parisi është një qytet shumë i dashur për moderatoren, e do e vizitojë sërish shumë shpejtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor