Showbiz 10 Shtator 2019

"Burim emocionesh dhe lumturie" Albani poston foton më të bukur me Amelien e s'po i besojmë dot syve sa është rritur

Showbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar, do të bëhen prindër për herë të dytë ! Në maj të këtij viti, Albani dhe Miriami celebruan dashurinë 12-vjeçare me një martesë private në Maldive e jo shumë javë më pas, gjatë një koncerti ata dhanë lajmin e gëzueshëm se  pas katër vitesh Ameli do të bëhet me një motër ose vëlla.

Para një publiku me më shumë se 3000 persona të pranishëm Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bën publik lajmin, por prej asaj kohe, ata janë treguar të kujdeshëm të mos zbulojnë më të tjera detaje. Megjithëse në rrjetet sociale janë aktivë, postimet e tyre i kushtohen për momentin vetëm punës, koncerteve e të voglës Ameli.

Si Miriami, ashtu edhe Albani, i bëjnë shpesh dedikime speciale , vogëlushes së tyre e fotoja e fundit e babait me të bijën ,thjesht do t’ju shkrijë zemrën.

Krah kësaj fotoje që përcjell kaq emocion dhe dashuri, Albani shkruan “E paçmueshme” ! E në fakt lidhja e prindit me fëmijën e tillë është ! Me flokët e gjatë, Amelie na duket kaq e rritur, e në fund të vitit kur fëmija i dytë të vijë në jetë, ajo do të jetë një motër e madhe e shkëlqyer.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor