Showbiz 10 Shtator 2019

Eva Longoria: Kam qenë viktimë e bullizmit gjatë 'Shtëpiakeve të dëshpëruara'

Showbiz

Seriali 'Shtëpiake të dëshpëruara' ka mbaruar me kohë, por 'Gabriella', 'Susan', 'Lynette' dhe 'Bree' vazhdojnë të identifikojnë aktoret që interpretuan në të dhe gjithmonë përbëjnë lajm për mediat e showbizit. Megjithatë, ka diçka që nuk e kemi ditur për aktoren Eva Longoria, ose Gabriella, siç njihet në serial. Për herë të parë ajo ka treguar se ka qenë viktimë e bullizmit gjatë kohës që xhirohej seriali. Ka qenë kolegia dhe mikesha e saj, Felicity Huffman, e cila e ka mbrojtur dhe i ka dalë në krah.


'Ka qenë një periudhë kur isha viktimë e bullizmit nga një person që punonte me mua. I kisha tmerr ditët që më duhet të punoja me të sepse ishin torturuese. Derisa një ditë, Felicity i tha 'mjaft' dhe unë shpëtova', është shprehur Eva pa rrëfyer emrin e personit që e ka tallur.

Së fundi, është Felicity Huffman që po përballet me akuza për korrupsion në kolegjin e të bijës dhe Eva ka shkruar një letër për t'i dalë në krah mikeshës e cila e ndihmoi të luftonte bullizmin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor