Showbiz 9 Shtator 2019

"As nuk e mendoj dy herë" Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Bruna ndan shqetësimin që e kuptojnë të gjitha gratë

Showbiz

E hijshme, e qeshur dhe rrezatuese shfaqet Bruna në foton e fundit postuar në Instagram. Moderatorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku, është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe si në pritje të ëmbël, nuk ka se si të pozojë ndryshe. E qeshur dhe me dorën tek barku, që sipas saj i vjen natyrshëm sikur të ndjesh se gjithçka është në rregull e po shkon mirë, Bruna ka ndarë një ‘shqetësim’ që të gjitha gratë e kuptojnë, të paktën ato që janë bërë nëna ose janë në pritje të ëmbël.

E ftuar në një event, e veshur një fustan elegant i cili është mjaftueshëm i ngushtë sa për të nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur, Bruna duket se është ‘detyruar’ të veshë një palë taka. Ndonëse të ulëta (me aq sa shohim në foto), vetë Bruna thotë që në këtë periudhë nuk mund të rri gjatë mbi to.

Kur je shtatzene dhe ke veshur taka, sado pak cm te jene ato, nese sheh karrige nuk e mendon 2 here dhe ulesh ! Ndersa barkun te vjen e natyrshme ta perkedhelesh thuajse ne cdo moment, te ndjesh se gjithcka eshte ne rregull e po shkon mire

Shkruan Bruna krah kësaj foto e cila ka marrë qindra pëlqime dhe komente. Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse t’i urojmë shtatzëni të mbarë, e të postojë foto, sepse thjesht na zbukuron "Feed"-in e Instagramit

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor