Showbiz 9 Shtator 2019

''S'dua asgjë nga shqiptarët, e bëj për ..." Alketa Vejsiu zbulon më në fund sa do të paguhet për Festivalin e Fundvitit

Showbiz

''Është hera e parë që unë ngjitem në Pallatin e Kongreseve në skenën e një festivali që e kam ndjekur që fëmijë. Janë 58 vite histori, kështu që për mua do të jetë privilegj i madh edhe për faktin që do të jem mbase e para dhe e vetmja vajzë që do ta prezantojë e vetme. Në fakt, skenën kam menduar që të tri netët ta ndaj me të tjerë personazhe. Mendoj që do jetë një festival ndryshe. Do të jetë një Sanremo i vogël i muzikës shqiptare.''-kështu do të shprehej për ''Jo vetëm modë" Alketa Vejsiu, e cila sivjet do të jetë edhe kumbara e një prej eventeve muzikore më të rëndësishëm në vendin tonë.

Moderatorja e njohur e cila pritet të kthehet së shpejti në ekran konfirmoi muajin e kaluar se do të ishte në drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH. Që nga ajo kohë e deri më tani, të shumtë kanë qenë ata që duan të dinë edhe pagesën e saj, duke hamendësuar edhe që ky festival do t'i kushtonte një faturë të majmë taksapaguesve, por Alekta na ka habitur ndërsa ka deklaruar se nuk do të merrte asgjë.

''Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 Lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, u shpreh ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor