Marredhenia ne çift 9 Shtator 2019

Nëse ti dhe partneri i keni kaluar këto 6 faza të vështira, asgjë s’mund t’ju ndajë më

Marredhenia ne çift


Një martesë e shëndetshme nuk është një dhuratë, por një zgjedhje dhe një punë shumë e madhe e jona. Ndonjëherë të dorëzohesh të duket mënyra më e thjeshtë. Është më pak sfiduese se sa të kalosh nëpër këto faza të vështira të cilat ndonjëherë duken të pamundura për t’u kaluar, por nëse vendosni të jeni bashkë pavarësisht të gjithave, në fund asgjë s’mund t’ju ndajë. Nëse edhe ju besoni tek martesat që zgjasin përgjithmonë, lexoni më poshtë:

Kritikat

Kur kritikat janë shumë të drejpërdrejta dhe marrin formën e një sulmi, mund të shkaktohet një problem i madh, sidomos mes partnerëve. Dr. John Gottman në librin e tij “Katër kalorësit e apokalipsit”, shkruan se kur kritikoni partnerin tuaj, po përpiqeni t’i tregoni se diçka nuk shkon me ta. Përdorimi i shprehjeve si ‘ti gjithmonë...’ ose ‘ti kurrë...’ nuk sjell rezultate pozitive. Me shumë mundësi partneri juaj do të fillojë të mbrohet. Çelësi është të bëni një ankesë të drejpërdrejtë dhe jo një sulm të drejpërdrejtë ndaj personalitetit të partnerit.

Rezistenca dhe ndërtimi i mureve

Shumica prej nesh e kanë përjetuar një periudhë kur partneri ka ndërtuar mure dhe nuk ka dashur të flasë ose të zgjidhë një problem. Duket sikur ai nuk e vret mendjen për ju dhe thjesht po ju injoron.

Dr. John Gottman thotë se 80% e burrave bëjnë kështu. Duket sikur nuk interesohen, por në fakt nuk është ashtu. Është e rëndësishme të mësoni të kuptoni se kur bashkëshorti juaj është i ngarkuar emocionalisht dhe të mos e shtyni më tej.  Nëse keni nevojë ta diskutoni këtë problem, zgjidhni kohën kur të jetë më i qetë.

Tërheqja ndaj njerëzve të tjerë

Kjo mund të mos jetë e lehtë për t’u përtypur, por 70% e grave në një marrëdhënie pranojnë se kanë pasur përplasje për këtë. Tërheqja është një ndjenë normale dhe kjo nuk do të thotë se do të tradhtoheni.

Gjëja më e rëndësishme është të mos veproni në lidhje me këto situata dhe të jeni të vetëdijshëm për atë që po bëni. Mos e mbyllni historinë me partnerin tuaj vetëm sepse jeni të hutuar tani. Mund të ketë shumë tundime në jetën tuaj, por besimi është një nga gjërat më të çmuara në një marrëdhënie.

Mospërfillja

Mospërfillja buron nga epërsia morale. Mund t’ju duket sarkazëm, por sytë që rrotullohen dhe humori armiqësor janë shkatërrues në një marrëdhënie.

Duhet të mësoni si të shprehni mirënjohje dhe vlerësim. Është tamam si pasqyra. Sa më pozitivë të ndiheni, aq më pak shprehni përçmim.

Është e vështirë të punosh me veten, por ia vlen. Partneri juaj duhet të shohë dhe të dëgjojë që i shfaqni dashuri dhe jo vetëm irritim.

Shpërthimet

Fëmijët, krizat financiare, anëtarët toksikë të familjes, të gjithë këto gjëra së bashku mund t’ju bëjnë të shpërtheni papritur. Nuk doni ta bëni, por largoheni. Kjo fazë mund të ndodhë në çdo kohë në një marrëdhënie.

Mos harroni kurrë që sfidat janë pjesë e jetës sonë dhe se të gjitha janë të përkohshme. Nëse i kaloni kohët e vështira bashkë, lidhja juaj do të forcohet. Martesa nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e gëzimeve dhe lumturisë, por edhe me ndarjen e problemeve.

Pranimi dhe falja

Kjo është faza ku ne kuptojmë më në fund faktin që nuk duhet t’i zgjidhim problemet siç kemi bërë deri më tani, por të pranojmë një mënyrë paqësore të të jetuarit së bashku.  Çdo njeri ka mënyrat e veta: dikush flet me miqtë e ngushtë dhe familjen, të tjerët mbështeten tek librat, etj. Tashmë jemi gati të falim partnerët për kokëfortësitë e tyre. Pranimi i së mirës dhe së keqes na çon në një nivel të ri. Ndodhin më pak zënka dhe nuk ngarkohemi emocionalisht.

Më në fund bashkë

Pas tejkalimit të të gjitha këtyre fazave, punës së lodhshme dhe dhimbjes, do të shpërbleheni. Nuk do të ziheni më, do të keni marrëveshjet tuaja me partnerin dhe do të mësoni si t’i zgjidhni problemet pa ikur nga sfidat.

Tashmë keni një histori. Në këtë fazë ju e kuptoni se martesa nuk ka qenë e lehtë, por ju jeni krenar për veten. Vlerësimi është shumë i rëndësishëm. Ju bën të ndiheni të sigurt për partnerin tuaj. Më në fund jeni së bashku.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor